Kthehu   Kreu > Forum i pėrgjithshėm > Kalendar

Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 21.3.2007, 07:06   #1
mesdimr
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 3.2011

Post Dita e Verės (14-21 mars)


Ēėshtja hapet pėr njė mbledhje tė tė gjitha mėnyrave tė festimit tė Ditės sė Verės sipas krahinave.

Si fillim disa sqarime nė lidhje me datat dhe emėrtimin:


1 mars, 14 mars, apo 21 mars?

Tok mbi ndrisė pėr pėrmasat origjinale

Emri:	ditaveres09-27.jpg
Shikimet:	123
Madhėsia:	174,8 KB
NNJ:	282
Data 14 mars thjesht hap festivalin njėjavor tė pjellorisė dhe rilindjes sė natyrės, duke ēuar drejt 21 marsit, qė ėshtė Dita kalendarike diellore e Verės.

14 marsi konsiderohet si Ditė e Verės pėr disa krahina, por krahinat e tjera shqiptare kanė secila Ditė tė tyre tė Verės brenda kėsaj jave qė mbahet nė formė festivali nė gjithė trojet. Shkodra e feston shpesh nė 15 mars p.sh. Caktimi i datės kryhet krejt nga ana praktike duke marrė parasysh ditėn mė tė qėndrueshme me diell brenda kėsaj jave pėr secilėn krahinė, dhe ruhet ajo si datė e krahinės.

Ndėrkaq, 1 marsi ka tjetėr histori. 1 marsi ėshtė data e vjetėr sipas kalendarit julian. Nė kalendarin julian 1 marsi ka qenė barasnata verore (vernal equinox) si dukuri astronomike dhe kjo shėnonte:

1. ndėrrimin e stinės
2. ditėn e parė tė vitit (pėr rajone tė tėra nga Roma nė Indi)

Qė prej dhjetorit tė vitit 1912 Shqipėria pėrdor nė shkallė kombėtare kalendarin gregorian.* Me ndėrrimin e kalendarit, 1 marsi julian (kalendari i vjetėr), pra barasnata si dukuri astronomike, bie tashmė mbi 21 marsin gregorian (kalendari qė pėrdorim sot). Dukuria astronomike nė kohė ėshtė po e njėjta, thjesht me ndryshimin e kalendarit dukurisė i pėrkon sot data 21 mars. Disa krahina duke mos kuptuar psenė e ndryshimit tė kalendarėve e festojnė gabimisht festėn mė 1 mars.


A ėshtė festa shqiptare?

Kemi dėgjuar shpesh disa tė gjysmėditur tė thonė se "festa ėshtė romake", "festa ėshtė perse", "festa ėshtė x", "festa ėshtė y"... Por kėto vinė thjesht nga mosnjohja e duhur, apo nga informacioni gjysmak i atyre qė i shprehin.

Ēdo popull qė vrojton yjet, natyrėn dhe qė rregullon jetėn shoqėrore nė bazė tė stinėve tė vitit (pra, tė lėvizjes rreth Diellit dhe cikleve qė ky krijon nė Tokė) dhe qė e ka Kultin e Diellit si kult qendror e kulturė burimore, e ka festėn tė tijėn pa "ia marrė ndonjėrit". Nga historia, nga dituria popullore dhe nga tradita qė na ėshtė pėrcjellė nė formė tėrėsisht organike dimė sot qė ilirėt/arbėrit/shqiptarėt ishin tė vetmit nė rajon qė e kishin kultin e Diellit pėr kult qendror! Nuk ishte Dielli as kult qendror i grekėve, as i romakėve, as i fiseve barbare nė veri e nė jug.

Tok mbi ndrisė pėr pėrmasat origjinale

Emri:	vg-dita-veres-08-088.jpg
Shikimet:	118
Madhėsia:	106,9 KB
NNJ:	281
Pėr shkak se pedantėt e periudhės aleksandrine ashtu si dhe pedantėt evropianė tė mesjetės, ēdo kult Dielli kudo qė e hasnin nė letra e quanin "mithraizėm", duke e lidhur pa asnjė shkak me Mithrėn e persėve (kult diellor qė mori pėrhapje nė Persi), kanė mbirė lloj-lloj interpretimesh tė pabaza se ilirėt e cilido tjetėr qė mbante kultin e diellit ishin... "mithraistė". Por problemet psikologjike tė pedantėve nuk ka pse ndikojnė nė perceptimin e sotėm tė realitetit, sepse nė atė vazhdė do tė duhet tė quanim dhe inkasit e majat andej ka krahu tjetėr i oqeanit pėr mithraistė persė... (gjė qė nė tė vėrtetė s'ndodhi, sepse pedantėt e mesjetės nuk e dinin qė ekzistonin inkas e maja...)

Dita e Verės si festė qendrore e kultit tė Diellit ėshtė festė tėrėsisht shqiptare, autoktone, me traditė, shpjegim, mėnyra dhe rite vendase. Fakti qė e kanė dhe popuj tė tjerė ėshtė normale, pėr sa kohė ka dhe popuj tė tjerė qė kuptojnė ndikimin dhe dobinė e Diellit pėr jetėn tonė, por kjo nuk do tė thotė se ia kanė marrė njėri-tjetrit.


Tok mbi ndrisė pėr pėrmasat origjinale

Emri:	dita-veres-zjarre.jpg
Shikimet:	119
Madhėsia:	45,6 KB
NNJ:	283
Pse ngjajnė festimet pagane tė Ditės sė Verės me Pashkėt dhe Novruzin?

Kjo ndodh sepse nė pėrpjekjen pėr asimilin e festave pagane, pjesa mė e madhe e korpusit festiv tė Ditės sė Verės ėshtė vjedhur apo ėshtė pėrpjekur tė asimilohet nga kristianizmi dhe ėshtė futur nė festėn e Pashkėve, qė me radhėn e vet ėshtė zhvendosur artificialisht me marrėveshje kishtare +2 javė pas 21 marsit (duke luajtur me hėnėn e plotė dhe tė dielėn e parė) pėr tė zbehur faktin se festa ėshtė nė fakt diellore, jo hėnore. Nė Greqi e Itali ku veproi mė fort kristianizmi arritėn deri aty sa ua bėnė ditėn e Diellit (e diel), ditė zoti (Domen-ica, Κυρι-ακή), meqė jemi te asimilimi.

Vetė veza e kuqe e Pashkėve qė ėshtė simbol i pjellorisė (vezore me gjak) dhe njė nga simbolet e festės sė Verės, i ėshtė marrė paganizmit dhe ėshtė keqinterpretuar qėllimisht, ashtu si dhe shumė tė tjera (si p.sh. "ngjallja e Krishtit", qė ėshtė pikėrisht "ngjallja e Diellit" dhe lidhet drejtpėrdrejt me ringjalljen pranverore tė natyrės nė Tokė, prandaj dhe bėhet interpretimi i pjellorisė), pėr tė zhveshur dhe zhdukur festimet tona burimore pagane, duke luajtur me datat, e duke bėrė reēel perandorish me kulturat e kombeve.

E njėjta gjė ka ndodhur dhe nė bektashizėm me festėn e Novruzit ("Nov-ruz" ėshtė persisht Viti i Ri, qė festohet tradicionalisht nė Iran/Persi), tė cilat festime tė bektashinjve shqiptarė janė nė tėrėsinė e tyre festime pagane tė Ditės sonė tė Verės, por qė janė kamufluar gjatė pushtimit osman duke hyrė nėn "Novruz". Pra festimet shqiptare tė Ditės sė Verės, shqiptarėt qė u konvertuan nė bektashinj vazhduan t'i festonin gjatė Novruzit, i cili lejohej nga administrata turke. Bektashinjtė e kanė pranuar shpesh se festimet e Novruzit i bėjnė sipas festės pagane shqiptare dhe s'kanė lidhje me festimet perse/turke (por qė nė fund tė bėn pėrshtypje se pse vazhdojnė ta quajnė "Sulltan Novruz", kur e gjithė Shqipėria e quan Ditė e verės?!).


Pse quhet Ditė e Verės dhe jo Ditė e Pranverės?

Kjo ėshtė njė pyetje qė lind natyrshėm, pasi 21 marsi shėnon fillimin e pranverės nė ndarjen 4-stinėshe tė vitit. Por duhet kuptuar se nė kalendarin diellor ilir/shqiptar (dhe tė disa popujve tė tjerė), pėr arsye praktike vlerėsohet se ka vetėm dy stinė, verė dhe dimėr. Stinėt nisin me barasnetėt (ekuinokset) nė mars e shtator, atėherė kur festohet pėrkatėsisht Dita e Verės dhe Dita e Dimrit, dhe arrijnė mesin me solsticet nė qershor e dhjetor, atėherė kur festohet pėrkatėsisht Mesvera dhe Mesdimri.


_______________
* Kalendari julian i korrigjuar nga njė doktor prej Kalabrie me emrin Luigj Lilio nė 1582 dhe dekretuar nga papė Gregori XIII pėr pėrdorim tė gjerė, duke marrė zyrtarisht emrin e dekretuesit.
mesdimr nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.3.2008, 11:37   #2
mesdimr
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 3.2011
Citim:
Ē'ėshtė Dita e Verės?

Ėshtė dita nė tė cilėn stėrgjyshit tanė, kur skish lindur edhé krishtėrimi, kremtonin bashkė me romakėt dhe me grekėt e vjetėr, perėnditė e lulevet, tė shlegjevet. Kur shkrin dimri, kur qaset vera buzėqeshur, e hollė dhe e gjatė si nė pikturė tė Botiēelit, zemra e njeriut shkarkohet nga njė barrė, shijon njė qetėsi, njė lumtėri tė ėmbėl.

Nė kėtė gėzim, stėrgjyshėrit tanė ndienin njė detyrė t’u falėn perėndivet qė sjellin kėto mirėsira. Dhe ashtu leu festa hiroshe qė e quajnė Dita e Verės.

Nė pakė ditė nė Shqipėri, besnikėt e fundmė tė pagamizmit, besnikėt pa dashur dhe pa ditur, do tė rrethojnė me verore degėt e thanave, tė dėllinjavet, tė dafinavet, tė gjitha shelgjevet tė nderuara. Do tė kėputin degė tė gjelbėra dhe do t’i vėnė pėrmbi kryet e shtėpivet.

Tė mos i lėmė tė humbasin kėto festa tė vjetra tė racės sonė. Nuk i bėjnė dėm njeriut. Sjellin njė gėzim tė kulluar nė shtėpi. Njė vend ku jeta e tė vegjėlvet ėshtė aq e trishtuar, djelmuria dhe vajzat kanė njė rasė tė rrallė pėr tė dėfryer.

Pėr tė mėdhenjtė, Dita e Verės ka njė shije poetike tė hollė e tė rrallė.


— Faik Konica
mesdimr nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.3.2008, 08:59   #3
Citim:
Simbolika e Ditės sė Verės
14 Mars 2008 / Dr. Lekė Sokoli

Kushdo qė ka kaluar kėto ditė Urėn e Zaranikės, pėr tė hyrė nė qytetin e Elbasanit, ka ndjerė qysh nė derėn e kėtij “oborri-qytet” aromėn e ballokumeve, si simbol i festės sė Ditės sė Verės. Prej vitesh 14 Marsi ėshtė shndėrruar edhe zyrtarisht nė njė festė zyrtare. Ajo, nė njė mėnyrė apo njė tjetėr, ka filluar tė kremtohet kudo. Megjithatė, tė paktė janė ata qė e dinė se ē’pėrfaqėson Dita e Verės. Pra, ē’ėshtė Dita e Verės?

Nga pikėpamja historike, Dita e Verės ėshtė shumė e lashtė. Ėshtė njė festė pagane e kremtuar nga shqiptarėt qysh nė antikitet, pra para lindjes sė krishtėrimit. Nga pikėpamja gjeografike, ajo festohej nga mbarė shqiptarėt, nė qytet e nė fshat, nė fushė e nė malėsi, nė atdhe apo edhe nė mėrgim. Fakti qė kremtimi i Ditės sė Verės ėshtė bėrė edhe nga arbėreshėt (aq sa disa autorė e kanė quajtur “festė arbėreshe”), ėshtė dėshmi e pėrhapjes sė saj tė hershme ndėr shqiptarėt.

Prof. Mark Tirta, studiuesi i shquar i etnografisė, pra i kulturės popullore, i riteve e zakoneve tė shqiptarėve dhe popujve tė tjerė, tregon se pėrgjithėsisht Dita e Verės ka tė bėjė me ringjalljen, me ringjalljen pranverore tė natyrės nė raport me dimrin qė jep shpirt. Nė kėtė kontekst, shpjegon prof. Tirta, ritet e kėsaj natyre janė tė dokumentuara tė paktėn prej tre mijė vjetėsh. Ato janė pasqyruar nė mitologji, nė veprat e Homerit etj. Kemi tė bėjmė, kėshtu me njė traditė mesdhetare, pėr tė mos shkuar mė tej.

Sidoqoftė, Dita e Verės ka qenė e lidhur me ditėn e parė tė marsit. Nė antikitet marsi ishte muaj i parė i vitit. Kjo sipas kalendarit Julian. Siē dihet, nė Europėn Perėndimore, kalendari Julian u zbatua derisa nė vend tė tij u vendos kalendari Gregorian. Por nė gjuhėn e sotme shqipe ruhen ende gjurmė tė kalendarit Julian. Duhet qė viti kalendarik tė fillojė me marsin qė muaji i shtatė tė jetė shtatori, i teti tetori, i nėnti nėntori dhe i dhjeti dhjetori. Tė tillė kanė mbetur emrat e tyre edhe pse, nga 15 tetori i vitit 1582, kohė nė tė cilėn hyri nė fuqi reforma gregoriane, ata janė respektivisht, muajt e nėntė, i dhjetė, i njėmbėdhjetė dhe i dymbėdhjetė.

Por, siē argumenton akademiku i mirėnjohur, prof. Kristo Frashėri, kalendari i vjetėr i shqiptarėve ėshtė edhe mė i hershėm se kalendari Julian, i cili u shpall nga Jul Qezari, nė vitin 46 para lindjes sė Krishtit. Dhe gjithnjė dita e parė e marsit shėnonte, sikurse edhe sot, fillimin e stinės sė pranverės. Ishte koha kur stinėt ishin mė tė dallueshme nga njėra-tjetra se nė kohėn e sotme (ngrohja globale nuk kishte filluar ende). Njerėzit mezi prisnin qė tė dilnin nga dimri, tė shkrinte bora, tė gjelbėrohej natyra, tė ēelnin lulet, tė blegėrinin qengjat, tė loznin fėmijėt fushave e kodrave, tė gėzonin tė gjithė.

Shkurt, Dita e Verės simbolizonte ringjalljen e natyrės. Tradicionalisht dalja nga dimri shoqėrohej me njė bilanc, sidomos pėr gjėnė e gjallė. Aq sa edhe nė gjuhėn e pėrditshme tė shqiptarėve, sidomos tė zonave tė thella malore tė izoluara gjatė dimrit, ishte bėrė zakon qė njerėzit tė pyesnin njėri-tjetrin: “Si dole nė verė?”, ose “Sa nxore nė verė?” (sa bagėti?) etj. Pra “me dalė nė verė” kishte kuptimin me mbijetue, me ia arrit asaj dite (Ditės sė Verės). Vera simbolizonte tė mirėn, mbarėsinė, dritėn, gėzimin. Kjo, kundrejt dimrit, tė egrit, kiametit, gazepit.

Ja disa shprehje, si pėr tė ilustruar kėtė ide: “Asht si vera”, “Ka njė djalė e njė ēikė si vera”, “Tu bėftė jeta verė/behar”, “Asht rritė jetim, pa verė nė jetė tė vet”, “Ajo punė iu ba verė” (iu pri mbarė) etj.

Tradicionalisht pelegrinazhet nė Ditėn e Verės bėheshin nė majat mė tė larta tė maleve, nė majėn e Tomorrit, tė Ēikės, tė Gramozit, tė Korabit, tė Dejės, Krujės, Dajtit, Gjallicės, tė Majės sė Hekurave etj. Kjo, pėr tė qenė sa mė afėr Perėndisė sė Diellit, jetėdhėnėsit, para tė cilit luteshin pėr begatinė pėrgjatė vitit tė ri. Madje adhurimin e tyre pėr perėndinė e tyre “Diell”, shqiptarėt e pėrjetėsuan me emrin “e diel” (sikurse anglezėt), ndryshe nga popujt e tjerė evropianė, tė cilėt e kanė emėrtuar Dita e Zotit.

Dita e Verės shoqėrohej me zjarre (zakonisht dėllinjash) mbrėmjeve, nė mes tė fshatit, tė cilėt i kapėrcenin burrat e djemtė, si pėr t’i lėnė lamtumirėn dimrit. Dita e Verės ishte dita e verojkave (ose veroreve). Nėse i referohemi “Fjalorit tė Gjuhės sė Sotme Shqipe” (viti 1980, faqe 2135), verojka ishte njė gjalmė i pėrgatitur me fije tė kuqe e tė bardha qė ua lidhnin fėmijėve nė duar apo nė qafė nė Ditėn e Verės (verojka, verore, nga verė). Por, siē shkruan Konica, me verore rrethoheshin edhe degėt e thanave, dėllinjave, dafinave apo shelgjeve tė nderura.

Nė shumė raste nė Ditėn e Verės thureshin kurora dhe i varnin nė portat e shtėpisė, pėr tė sjellė fat. Kjo ėshtė bėrė, deri vonė, edhe nė Tiranė.

Rezulton se Dita e Verės ėshtė kremtuar nė mbarė viset shqiptare. Megjithatė, kremtimet kanė pasur nuanca tė ndryshme pėr krahina tė ndryshme. Etnologu i mirėnjohur Bernardin Palaj, njohės i thellė i trashėgimisė kulturore sidomos tė malėsisė sė Veriut, ka shkruar qė nė fillim tė viteve ’20 tė shekullit tė kaluar, pėr mėnyrėn se si festohej atje Dita e Verės.

Dita e Verės ėshtė festuar shumė kohė para se institucionet klerikale e, mė pas, ato shtetėrore tė fillonin tė administronin festat popullore. Si festė pagane, ajo ėshtė kremtuar qė nė lashtėsi.

Mėse njė shekull mė parė, kur Shqipėria ishte ende nėn sundimin osman, Konica shkruante, pėr shembull, se “Dita e Verės ėshtė njė ditė nė tė cilėn stėrgjyshėrit tanė, kur s’kish lindur edhe krishtėrimi, kremtonin bashkė me romakėt dhe grekėt e vjetėr, perėnditė e luleve, tė shelgjeve....”.

Nė ē’masė Dita e Verės ėshtė njė festė e mirėfilltė (mbarė)shqiptare? Tė paktėn nė atė masė qė ajo (referuar prof. Kristo Frashėrit), ka qenė pjesė pėrbėrėse e identitetit tonė etnik. Edhe nėse nė disa vise ajo filloi tė venitej, pėrsėri duhet tė rigjallėrohet dhe tė kthehet nė njė festė mbarėshqiptare, mbasi ėshtė mė tradicionale se tė kremtet fetare. Dita e Verės, ashtu sikurse edhe Viti i Ri, ėshtė festė e tė gjithė shqiptarėve, pa dallim krahine, ideje, bindjesh, pėrkatėsish, apo besimi fetar.

Por nė tė vėrtetė kur themi Dita e Verės mendja na shkon tek Elbasani. Pse? Sepse gjatė shekujve Dita e Verės erdhi duke u zbehur. Aq sa diku ajo u harrua krejtėsisht e nuk kremtohej mė. Ndėrsa nė Elbasan ajo nuk u zbeh kurrė. Nėse Dita e Verės erdhi deri nė ditėt tona merita i takon kryesisht Elbasanit. Tani ajo ėshtė zyrtarisht njė festė kombėtare. Por ndryshe ėshtė tė festosh e ndryshe ėshtė tė bėsh njė pushim zyrtar. Madje ndryshe ėshtė tė festosh, ndryshe tė ndjesh me tė vėrtetė. Elbasani, pra ende shumė ndryshe nga pjesa tjetėr e Shqipėrisė, ėshtė vendi ku Dita e Verės ndjehet dhe pėrjetohet nė kuptimin mė tė plotė tė fjalės.

Pėr tė kuptuar ndryshimin midis kremtimit “alla-elbasanēe” tė Ditės sė Verės, me atė qė bėhet gjetkė, nėpėr Shqipėri apo ndėr shqiptarė, mjafton t’u referohemi ballokumeve. Nė Elbasan pėrgatitjet pėr ballokumet tė bėhen me kohė. Dihet se ku do tė merret mielli i misrit pėr to, ku do tė merret gjalpi, ku do tė merret sheqeri. Dihet si do tė rrihen, si do tė shtrihen, si do tė piqen. Me ē’gradacion, me ē’ritėm kohor. Tė gjithė e dinė, pėr shembull, se ballokumet bėhen me miell misri. Por pak e dinė se njė kg miell ballokumesh del (pas njė cikli sitjesh) nga 7-8 kg miell misri. Edhe sheqeri ndryshon (ėshtė i imėt), edhe gjalpi... Pra recetat pėr ballakumet nuk funksionojnė kudo. Unė kam vrojtuar, madje prej shumė vitesh, pėrgatitjen e ballokumeve tė Elbasanit. Dhe mund tė pohoj me bindje se edhe sikur gjithēka materiale tė jetė njėsoj (duke pėrfshirė edhe profesionalizmin e atij qė i pėrgatit), pėrsėri ballokumet e Elbasanit ndryshojnė. Ato kanė gjithnjė diēka mė shumė. Sepse Elbasani fut njė “element” plus nė recetėn e ballokumeve. Kjo ėshtė dashuria. Ballokumet e Elbasanit kanė brenda shumė, shumė dashuri. Sikurse vetė Dita e Verės nė Elbasan ėshtė njė ditė e vėrtetė dashurie. Dashuri pėr njeriun, pėr natyrėn, pėr jetėn. Le tė pėrpiqemi qė t’i afrohemi Elbasanit nė dashurinė qė jep ai nė Ditėn e Verės. Sado vėshtirė qė ėshtė.

Duke iu referuar Ditės sė Verės, kėsaj feste me njė shije poetike tė hollė e tė rrallė, Konica kėshillonte dhe uronte, mė shumė se njė shekull mė parė: “Tė mos i lėmė tė humbasin kėto festa tė vjetra tė racės sonė. Nuk i bėjnė dėm njeriu, veēse sjellin njė gėzim tė kulluar...”. Le tė urojmė, sėrish me gjuhėn e Konicės: “Gėzim tė kulluar pastė nė shtėpinė e ēdo shqiptari!”.

http://www.gazeta-albania.net/news.php?id=2595
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.3.2008, 09:10   #4
Citim:
"Kenaqesia e te festuarit sipas tradites"
E Shtune, 15 Mars 2008

Dita e Veres per familjen Mino, nga kryeqyteti, ka filluar me nje shetitje te dy mbesave Ina dhe Sindi, se bashku me gjyshin dhe gjyshen. Ballokume te blera kane shijuar te katert, ndersa dy mbesat e vogla kane preferuar te luajne ne lulishten e parkut "Rinia". "Gjithmone per ne Dita e Veres ka qene nje feste.

Ne kohen kur kjo feste ishte e ndaluar, femijet vendosnin vetem nje fije te kuqe te bashkuar me nje te bardhe dhe prisnin dallendyshet t'ua merrnin. Tashme ardhjen e stines se veres e festojme me shume", ka pohuar Rrapi Mino.

Nderkohe qe nje dreke speciale e pergatitur me ushqime te vecanta posacerisht per kete dite i pret qe te festojne qe te gjithe. "Meqenese e kemi festuar gjithmone Diten e Veres dhe tashme qe ajo zhvillohet edhe ne kryeqytet do te shkojme sipas tradites. Kjo do te thote se kemi pergatitur nje dreke te vecante vetem me ushqime te pjekura si mish qengji, berxolla, embelsire dhe ballokume e blera, pa te cilat nuk mund te quhet kjo feste", eshte shprehur per "Koha Jone" Rrapi Mino, qytetar nga Tirana. Nderkohe qe dy mbesat e tij, Ina dhe Sindi, duket se mezi e kane pritur kete feste, pasi kane menduar per veshjet, per lodrat dhe dhuratat e vogla qe do iu falin gjysherit gjate kesaj dite. Por edhe shetitja ne bulevardin kryesor te Tiranes dhe lojerat e shumta argetuese u kane falur momente te vecanta.

Nderkohe qe, dy prinderit e vogelusheve kane qene organizatoret e drekes se vecante te Dites se Veres. "Se bashku me djalin dhe nusen do te drekojme ne shtepi, ndersa ne te moshuarit dhe mbesat preferuam te dalim per te pare ato koncertet qe ishin organizuar. Por, do te zbatojme te gjitha traditat deri ne fund, ashtu sic na i kane mesuar te paret tane", pohon bashkeshortja e Rrapi Minos.

Per ta, por edhe per shume qytetare, Dita e Veres shihet si nje feste qe sjell riperteritjen e shpirtit dhe zgjimin nga dimri.

http://www.kohajone.com/html/artikull_21282.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.3.2008, 18:46   #5
Citim:
Dita e verės, si festohet nga veriu nė jug
Sht, 15 Mars 2008

Ca pikla uji mbi fytyrė dhe kur hap sytė shikon lulet e para tė verės mbi jastėk. Ky ėshtė zgjimi i njė fėmije nė fshatrat e Tropojės nė Ditėn e Verės. Nėnat qė si zakonisht zgjohen herėt pėr tė kryer punėt e shtėpisė mbledhin lule, gjethe dhe fije bari. Kėto pastaj i hedhin me kujdes mbi fytyrat e fėmijėve dhe mbi jastėk kur ata ende flenė. Dhe zgjimi bėhet me ca pikla uji mbi fytyrė. Nė skajin verior tė Shqipėrisė, fėmijėt gjatė gjithė ditės kėpusin dėllinja dhe i bashkojnė ato nė njė vend nė formėn e mullarit. Pavarėsisht se data ndryshon nga ajo qė ėshtė zyrtarizuar nė kalendar, atje 22 Marsi simbolizon ditėn e verės, ndoshta kjo vonesė vjen pėr shkak tė klimės paksa mė tė ftohtė krahasuar me Shqipėrinė e Mesme dhe atė tė Jugut. Dėllinjave u vihet flaka nė mbrėmje dhe fėmijėt bėrtasin, kėndojnė dhe hedhin valle rreth flakėve tė larta.


Tropojė

Kjo stinė nė Tropojė grumbullon turma njerėzish nė fshatin Luzhė ku akoma njerėz supersticiozė kėrkojnė ndihmė dhe mbarėsi nga varre dhe gurė tė kthyer tashmė nė idhuj. Tė mėdhenj dhe tė vegjėl udhėtojnė me kolometra tė ne terrene malorepėr tu sillur rreth njė guri varri.


Dibėr

Zjarri nė fakt ėshtė karakteristikė e pothuaj gjtha trevave shqiptare. Edhe nė Dibėr fėmijėt ndezin zjarre nė mbrėjmje. Por njė tjetėr karakteristikė pėr kėtė krahinė tė madhe shqiptare tė bėn tė mendosh pėr natyrėn pagane tė kėsaj feste dhe mbi tė qėnit supersticioz tė shqiptarėve. Rreth orės katėr tė mėngjesit njerėzit atje zgjohen "pėr tė mbyllur dyert". Ky term do tė thotė qė tė zgjohesh herėt dhe kyēin e portės ta lidhėsh me penj. Simbolika e kėtij veprimi nuk dihet vetėm se ėshtė trashėguar ndėr vite. Vezėt e ziera gjithashtu janė tregues i kėsaj dite.


Shqipėri e mesme

Kėtu edhe mendohet se ka lindur e ashtėquajtura dita e verės. Nė Elbasan pėrmasat festive janė mė tė mėdha se kudo tjetėr. Ato marrin karakter popullor dhe pjesmarrja ėshtė nė nivel shtetėror. Kėngė, valle, turma qė mbushin qytetin, vezė tė ziera tė lyera me lloj lloj ngjyrash, dhe ėmbėlsirat e famshme tė quajtura Ballokume qė mbushin tregjet. Kjo festė nė fakt quhej e tillė vetėm nė Elbasan dhe pėr zyrtarizimin e kėsaj feste nga Elbasani pati xhelozira. Qytetin e Elbasanit e vizitojnė kėtė ditė qytetarė nga shumė qytete tė vendit.


Lushnjė dhe Skrapar

"Verore" quhet peri qė lidhet nė kyēin e dorės dhe zgjidhet kur tė shikohet dallėndyshja e parė. Kjo praktikohet nė Skrapar dhe pasi zgjidhet peri hidhet nė njė ferrė. Si ja bėjnė ata qė nuk shohin dallandyshe? Njė skraparli e di! Ndėrkohė vezėt e ngjyrosura thyhen nėpėr koka. Nė Lushnjė bashkė me vezėt zihet edhe misri, se sa misėr zihet e dinė gratė lushnjare qė duhet tu japin fėmijėvė qė vijnė duke kėndur dhe dukė pėrplasur dy gurė mė njėritjetrin. Ata kėrkojnė misėr ose vezė tė ziera.


Pogradec

Qyteti piktoresk e feston kėtė ditė mė vezė tė ziera tė lyera nė tė kuqe. Fėmijėt ndezin zjarre dhe vejnė nė duar "veroret". Elementėt e pėrbashkėt nga veriu nė jug i japin kėsaj dite njė unitet qė tregon pėr karakterin pagan shqiptar. Ilirėt, tėcilėt mendohet tė jenė parardhėsit e shqiptarėve kanė qenė popull pagan qė kanė adhuruar dhe besuar shumė "hyjni". Ritet e lashta kanė mbėrritur deri nė ditėt e sotme dhe nė familjet shqiptare tashmė vėshtirė se mund tė bėhet diferencimi.

http://shekulli.com.al/news/142/ARTI...008-03-15.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.3.2009, 10:22   #6
mesdimr
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 3.2011

Dibėr


Citim:
Dita e Verės
Alban Daci / Gazeta Ndryshe

Dita e Verės ishte dita e fillimit tė vitit sipas kalendarit shumė tė lashtė tė shqiptarėve, pra njė ditė qė kremtohej shumė shėkuj para se tė lindte krishtėrimi. Ajo kremtohej me 1 Mars tė kalendarit Julian, ditėn e parė tė vitit tė ri ( sipas kalendarit Gregorian, "14 Mars") Ajo ishte njė festė mbarėshqiptare, qė kremtohej si nė Veri edhe nė Jug, por me nuanca tė ndryshmė, sipas krahinave.

Si dėshmi po sjellin kėtu dy pėrshkrime tė kuptimit dhe kremtimit tė "Ditės sė Verės" njėra pėr krahinat jugore, tjetra pėr malėsitė veriore. Janė pėrshkrime tė botuara nė kohėn kur nė Shqipėri nuk kishte parti politike, madje nė kohėn kur as istitucionet kleriakale nuk futnin hundėt nė kremtime tė ashtėquajtura pagane. Pėrshkrimin e parė e kemi nga i madhi Faik Konica,i cili gati 100 vjet mė parė, nė kohėn e sundimit osman, shkruante me atė stilin e vet elegant.

" Cėshtė Dita e Verės? Ėshtė dita nė tė cilėn stėrgjyshit tanė, kur skish lindur edhe krishtėrimi, kremtonin bashkė me romakėt dhe me grekėt e vjetėr, perėnditė e lulevet, tė shlegjevet. Kur shkrin dimri, kur qaset vera buzėqeshur, e hollė dhe e gjatė si nė pikturė tė Boticelit, zemra e njeriut shkarkohet nga njė barrė, shijon njė qetėsi, njė lumtėri tė ėmbėl. Nė kėtė gėzim, stėrgjyshėrit tanė ndienin njė detyrė t’u falėn perėndivet qė siellin kėto mirėsira. Dhe ashtu leu festa hiroshe qė e quajnė Dita e Verės. Nė pakė ditė nė Shqipėri, besnikėt e fundmė tė pagamizmit, besnikėt pa dashur dhe pa ditur, do tė rrethojnė me verore degėt e thanave, tė dėllinjavet, tė dafinavet, tė gjitha shelgjevet tė nderuara. Do tė kėputin degė tė gjelbėra dhe do t’i vėnė pėrmbi kryet e shtėpivet. Tė mos i lėmė tė humbasin kėto festa tė vjetra tė racės sonė. Nuk i bėjnė dėm njeriut. Sjellin njė gėzim tė kulluar nė shtėpi. Njė vend ku jeta e tė vegjėlvet ėshtė aq e trishtuar, djelmuria dhe vajzat kanė njė rasė tė rralė pėr tė dėfryer. Pėr tė mėdhenjtė, Dita e Verės ka njė shije poetike tė hollė e tė rrallė.

Pėrshkrimin e dytė , i cili flet pėr kremtimin e " Ditės sė Verės" nga malėsorėt katolikė tė veriut, e kemi nga At Berdardin Palaj. Ai shkruante dy dekada pas Faik Konicės:

" Shtėpi mė shtėpi nė ditėt e veravet, pjestarėt e familjes bashkoheshin rreth zjarrit pėr me lidhė shtrigat, mgjillcat, llungjat, rrollcat e tė gjitha shtasėt demtuese: gjarpnin mos ti nxajė, lepurin mos t’u hajė loknat e bathėn, e shpendin emėn pėr emėn e krymbat e tokės mos t’u mbajnė dam ndėr ara. Tri ditė pėrpara veravet duhet me mshefė shoshat, sitat, furkat e me cartė krojet, nė mėnyrė qi mos me i pam kėto sende asnji rob i shtėpis, pse pėr ndryshej nul lidhet gja. Kėto ditėt e veravet bijnė gjithmonė ndėr ditet e para tė Marsit. Mbas darkė, tė gjithė pjestarėt e shtėpis bashkohen rreth zjarmit. I zoti i shtėpis merr njė pe tė zi leshi, e lidhė pėr vergue nji nyje e thotė kėto fjalė. Lidhe Zot nata e mojt e dita e verave! Unė pak e Zoti shum! Po lidhim shtringat. Kėshtu pėrsėrit kėt veprim pėr secilin shpirt damtues, sėmundje, krymba e kodra qi don me lidhė".

Po nė Verilindje si festohet " Dita e Verės"? Hapat e para tė fėmirisė i kam kaluar nė vendilindjen time Dibėr, ku e kam pėrjetuar drejpėrsėdrejti dhe kam qenė dėshmitarė se si Dibranėt e festojnė " Ditėn e Verės ". Prandaj po pėrshkruaj pikėrisht trevėn e Dibrės, duke e simbolizuar me pozicion gjeografik Veri-Lindje, pasi edhe zonat pėrreth nė shumė element e festojnė dhe kanė shumė ngjashmėri me dibranėt.

Festimet e kėsaj ditė nė Dibėr fillojnė dy javė pėrpara, ku djemtė e rinj gjatė ditės shkojnė nė mal dhe presin dėllinja, tė cilat i sjellin nė fshat, pėr tė formuar njė ose mė shumė mullarė. Kėta mullarė me dėllinja vendosen kryesisht nė pika mė tė larta tė fshatit, nė mėnyrė qė zjarri tė jetė sa mė i lartė duke u berė konkurrencė tė dukshme fshatrave tė tjerė pėr rreth.

Kur, Dielli ulet dal nga dal nga orizonti duke u zėvendėsuar nga hėna, tė rinjtė afrohen rreth mullarėve tė dėllinjave, dhe presin momentin qė ti vėnė zjarrin. Sapo zjarri ndizet, djemtė gjuajnė me bahe ( ėshtė mjet i trashwguar brez pas brezi dhe qė bėhet nė mėnyrė artizanale, e cila hedh prej njė distance relativisht tė largėt gurė qė kanė permasa mesatare) pėr tė larguar dhe vrarė tė keqen, nė mėnyrė qw pranvera tė jetė mė reshje tė bollshme, pėr siguruar tė korra tė mira me shumė "bereqet", nga tė cilat do tė krijohen rezerva tė bollshme pėr tė kaluar peirudhėn e gjatė tė dimrit. Kurse, vajzat kėndojnė rapsodi tė trazhguara dhe tė tramsetuara brez pas brezi qė i kushtohen " Ditės sė Verės" Ky ritual vazhdon deri me datė "14 Mars".

Me "14 Mars " nė mengjes vendoset njė garė e pashpallur kush zgjohet mė shpejt nė mėngjes ( sipas traditės ai qė zgjohet mė vonė do ti shkoj i gjithė viti nė tė shumtėn ė kohės nė gjumė), familjet qė zgjohen mė vonė zakonisht kanė edhe njė ndėshkim simbolik, ju mbyllet nga jashtė dera e shtėpisė.

Pasi zgjohen, tė rinjtė dalin pėr te mbledhur lule si kukreka, lulethane, shelgje etj, tė cilat i vėnė mbi portėn hyrėse si dhe brenda shtėpisė. Kurse vajzat ziejnw vezėt, dhe i ngjyrosin me mozaikun e ngjyrave. Vezėt rroken mes tė rinjėve me fitimas ( qė do tė thotė se ai qė ka vezėn me tė fortė ja fiton dhe ja merr ati qė i thyhet ).

Kėto ngjarje ndodhin zakonisht nė njė livadh ose nė qėndėr tė fshatit, ku pėrvec kėtyre riteve bėhen edhe mjaft lorja tė tjėra si: "Kala Dibrane", mundje mes djemve tė rinjė e etj. Gjatė paradites nėnat pėrgatisin drekėn e bollshme, ku njė vend tė vecante zė flija ( gatim tradicional kryesisht i zonės sė Dibrės).

Pas drekės, njėrėzit dalin pėr vizita tek tė afėrmit.

Kėshtu mbyllet festimi i Ditės Verės, si njė festė qė sjell vetėm gėzim, harmoni dhe lumturi nė familjet tona.

Vitet e fundit "Dita e Verės" ėshtė bėrė me tė vertet njė festė mbarėkombėtare, ku festohet masivisht nga tė gjithė shqiptarėt pa dallim moshe, besimi fetar dhe krahinor. Kjo tregon se shqiptarėt edhe nė festa janė tė bashkuar, si njė trung i vetėm duke treguar se janė njė komb i vetėm dhe qė kanė vetėm njė identitet, atė shqiptar, i cili rrjedh nga qytetėrimi antik Ilir, ndėr mė tė vjetėrit jo vetėm nė Ballkan por edhe nė Evropė. Dita e Verės e vėrteton kėtė lidhje, sepse vetė " Dita e Verės" ėshtė shumė e lashtė pėr nga koha e kremtimit dhe mėnyra. Ėshtė festė pagane qė rrjedh nga lashtėsia dhė qė ėshtė ruajtur me shumė fanatizėm deri nė ditėt tona.

Natyrisht qė nga fillimet e kremtimit tė saj deri sot, kohėt kanė ndryshuar dhe pėr rrjedhojė edhe mėnyra e festimit, por forma e saj bazė ėshtė po e njėjta, ka qenė dhė mbetet njė festė pagane, me origjinė dhe traditė shqiptare dhe qė i dedikohet stinės sė pranverės, me tė cilėn rigjallėrohet gjithcka pas njė gjumi tė lodhur dhe tė gjatė dimėror.

http://albandaci.blogspot.com/2008/0...ta-e-vers.html
mesdimr nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.3.2009, 10:30   #7
mesdimr
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 3.2011

Shkumbin


Citim:
Dita e Veres, nga Iliret ne lashtesi, te tempulli Elbasan
E Premte, 13 Mars 2009 / Fatos Salliu

Dita e Veres njihet si festa e gjithe shqiptareve, por Elbasani dhe ballokumja eshte zemra e saj. Nje feste pagane, qe e ka origjinen ne kohen kur njerezit i faleshin perendive. Tempulli ka qene ne zonen e Cermenikes, ne afersi te Librazhdit te sotem. Ne kalendarin e vjeter, njerezia orientohej ne diellin, henen dhe gjelberimin. Ndersa sot eshte fiksuar 14 marsi, dite e festes se lashte, qe shenon ndryshe fundin e dimrit te acarte dhe hyrjen e pranveres se celjes se luleve. Ne kohen antike, te paret tane, Iliret, udhetonin nga te kater anet per t'ju falur perendise se riperteritjes dhe gjithesise, Diana Candieviensis.

Dita e Veres eshte feste e te gjitheve, e te pasurve dhe te varferve, eshte feste mbarepopullore ku te gjithe gezojne. As feja, as ideologjia dhe s? fundi as politika, nuk mund?n ta ken? t? tyre. Kohet shkuan dhe tempulli i festes qendroi ne Elbasan, ne qytetin e luleve dhe kenges, te dashurise dhe begatise.

Konica

Faik Konica, shkrimtari yne i ndjenj?s, arriti t? shpjegoj? shpirtin e Dites se Veres. Ai e perkufizonte keshtu kete feste:

"Dita e Veres eshte dita ne te cilen stergjysherit tane, kur s'kish lindur Krishterimi, kremtonin bashke me romaket dhe grekerit e vjeter perendite e luleve, te shelgjeve. Kur shkrin dimri, kur qaset vera e buzeqeshur, e holle dhe e gjate si ne pikture te Boticelit, zemra e njeriut shkarkohet nga nje barre, shijon nje qetesi, nje lumturi te embel. Ne kete gezim stergjysherit tane ndjenin nje detyre, tu faleshin perendive qe sillnin keto miresira. Dhe ashtu leu festa hiroshe qe e quajne Dita e Veres....".

Sipas shkrimtarit, kjo eshte nje feste e vjeter e races sone. "Nuk i bejne dem njeriu, sjellin gezim te kulluar ne shtepi. Ne nje vend ku jeta e te vegjelve eshte aq e trishtuar, djelmuria dhe vajzat kane nje rast te rralle per t'u defryer. Per me te medhenjte, Dita e Veres ka nje shije poetike, te holle e te rralle....", shkruan Konica.

Ballokumja

?sht? ?mbelsire karakteristike vetem ne Elbasan. Ka qene dhe eshte sinonim i Dites se Veres. Ka nje formule te vecante gatimi, e njohur vetem ne kete qytet. Ne vija te pergjithshme, nje ballokume pergatitet si vijon: Ne nje ene te posacme prej bakri futen sipas radhes gjalpe i fresket, sheqer, veze, maje miell misri dhe pak finje zjarri. Te gjitha asortimentet perzgjidhen ne kushte natyrale. Gjalpi duhet te jete prodhuar ne fshat dhe te kete nje ngjyre te vecante. Gjalpi i fresket tretet dhe vendoset ne enen e ballokumes. Mbi gjalp hidhet pak e nga pak sheqer dhe te dyja rrihen gjate nga nje luge druri. Me pas hidhen vezet nje e nga nje nderkohe qe rrahja me luge vazhdon. Pastaj e ka radhen hedhja e majes se miellit te misrit. Maja e miellit hidhet me ngadale dhe perzihet vazhdimisht me lugen e drunjte. Ne masen e formuar hidhet pak finje zjarri. Rrahja duhet te behet me dore. Brumi i formuar nga kjo perzierje merret me luge druri dhe vendoset ne topa ne tepsi dhe futet ne furren me dru zjarri. Piqet dhe sherbehet ne formen e kulaceve.


Rituali i Dites se Veres, kater fazat e festes

Festa pagane ka ritualin e saj. Ritet jane trasheguar brez pas brezi ndoshta per 24 shekuj me radhe. Dikur dedikimet i kushtohen perendise Diane, sot ato praktikohen per nje jete me te mire te mbushur me gezim, dashuri dhe begati. Studiuesi dhe muzikologu i njohur Thanas Meksi e ndan ne kater faza Festen e Dites se Veres. Faza e pare eshte faza pergatitore qe nis me grumbullimin e zaireteve qe jane te nevojshme per Diten e Veres. Faza e dyte eshte nata e Veres qe nis me 13 mars me zjarrin, faza e trete mengjesi i Dites se Veres qe nis me 14 mars dhe se fundi pikniku i Dites se Veres ne mesditen e 14 marsit.

Ne vigjilje te nates se Dites se Veres, cdo shtepi e ketij qyteti eshte e mbushur me nje gezim te vecante, eshte nje ndjesi qe i pushton njerezit fare pa e kuptuar. Ndoshta nga ndikimi i diellit, gjelberimit apo shperthimit te fares dhe sytheve qe jane shprehje e begatise dhe vazhdimesise. Shtepia mbushet plot me gjera te mira dhe me bollek. Porta zbukurohet me lule dhe lastare te gjelber, te cilet simbolizojne futjen e miresise dhe natyres. Gjate kesaj nate te afermit, por edhe shoke e miq te ardhur nga viset e tjera, kendojne kenge te vjetra te shoqeruar me kuzhinen me nam te Elbasanit.

Disa nga gjellet, qe nuk i gjen ne vend tjeter, jane tava me pistil, tava e kosit, kabunia, comleku, gjeli i detit etj. Gjate kesaj nate fillon te ndahet edhe hiseja e neserme per njerezit me te aferm. Mengjesi eshte i gezuar dhe festiv. Elbasanasit zgjohen heret me 14 mars dhe me nje perkushtim te vecante hapin deren qe te futet e mira dhe t? del e liga.


Buka e derrit

Syte lahen me lulet e veres, me manushaqe dhe me karakafte (lloj luleje) dhe me pas pihet uje ne "buken e derrit", qe eshte nje zhardhok qe gjendet nen toke ne zonat me pyje dhe gjelberim. Uji ne "buken e derrit" simbolizon nje vit te shendetshem dhe te begate.


Vizitat

Mengjesi i 14 marsit nis me vizitat tek te afermit, ku djali me i vogel i familjes nxiton te dergoje hisen e ndare. Pikniku nis ne oren 10:00. Por vitet e fundit aktivitetet per rastin e festes nisin nje ore me pare. Ne piknikun e Dites se veres elbasanasit lene qytetin dhe u drejtohen pikave turistike ne Byshek, Gjinar, Gurren e Labinotit, Ullirit te Qefit, Kroit te Kalit, Cezmes se Lepurit, Ujit te Ftohte ne Labinot etj.


Kopshtaret e luleve dhe kenget e tradites

Dita e Veres nuk ka kuptim pa lulet dhe kenget. Prej kohesh elbasanasit njihen si kopshtare me nam dhe kengetare te shpirtit. Lulet me karakteristike ne Elbasan jane jasemini, karafili, trendafili, zymbyli, karakaftet etj. Kultivuesit kujdesen per lulet ne menyre qe ato te shperthejne Diten e Veres. Vitet e fundit ansambli i luleve eshte pasuruar me trendafila dhe karafila te ardhur nga disa vende te botes, nga Egjipti deri ne Hollande. Gjate nates dhe Diten e Veres kendohen me pasion te vecante kenget e mjeshtrit te muzikes popullore qytetare Isuf Myzyrit. Kenge te tilla si; "Nje lulishte me trendafila", "C'u deshiruesh me te pa", "Ma mire n'pyll se sa n'qytet, "Si bilbili ne pranvere" etj., kendohen jo vetem nga elbasanasit, por ne mbare trojet shqiptare.


Koha dhe ritet sot, cfare ka ndryshuar

Nga viti ne vit, festa pasurohet me gjerat qe burojne nga shpirti i vete njerezve. Me 14 mars, Elbasani kthehet ne epiqendren e pelegrinazhit. Festa ka nje ndikim te cuditshem tek te gjithe. Jo vetem shtepite, por i gjithe qyteti vishet me dekor shumengjyresh, ashtu si lulet e pranveres. Ne vigjilje te festes, ndermarrja e dekorit zbukuron rruget dhe sheshet kryesore te qytetit. Ndersa ndermarrja e gjelberimit mbjell lule dhe siperfaqe te gjelberuara. Per cdo vit bashkia Elbasan akordon nje fond te vecante per festen. Ne pikat turistike dhe ne parqe jane programuar te organizohen koncerte, lojera popullore, pjese humori etj.


http://www.kohajone.com/html/artikull_39073.html
mesdimr nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.3.2009, 11:43   #8
mesdimr
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 3.2011
Duhet theksuar dhe njė herė qė dt. 14 mars thjesht hap festivalin njėjavor tė pjellorisė dhe rilindjes sė natyrės, duke ēuar drejt 21 marsit, qė ėshtė Dita kalendarike diellore e Verės. 14 marsi ėshtė Dita e Verės pėr Shkumbinin dhe, pėr shumė vjet me radhė dhe, Tiranėn, por krahinat e tjera shqiptare kanė secila Ditė tė tyre tė Verės brenda kėsaj jave qė mbahet nė formė festivali nė gjithė trojet. Vjet p.sh. qyteti i Shkodrės festonte nė dt. 15 mars. Caktimi i datės kryhet krejt nga ana praktike duke marrė parasysh ditėn mė tė qėndrueshme me diell brenda kėsaj jave pėr secilėn krahinė. N.q.s. vihet re nė krahinat e Shqipėrisė sė Mesme, 14 marsi ka qenė gjithnjė ditė me diell dhe e ngrohtė, ndėrsa ditėt e mėpasme shpesh janė me re dhe madje dhe shi.

Duke synuar njė ditė tė tillė, secila krahinė nė bazė tė nėnklimės sė vet cakton njė datė me ditėn mė tė qėndrueshme tė dielltė, brenda kėsaj jave. Data mund tė puqet dhe me njė a mė shumė krahina tė tjera, por gjithnjė nė vartėsi tė anės praktike dhe nuk ėshtė e thėnė qė secila krahinė tė ketė doemos datėn e vet. Ėshtė klima vendore qė ka fjalėn e fundit dhe pėr kėtė ėshtė e nevojshme njohja e zonės, pasi festimi ėshtė organik dhe jo artificial. Pėr kėtė arsye dhe mėnyra e festimit ndryshon sipas krahinave, gjė qė i jep dhe bukurinė e vet festivalit nė rang kombėtar.

Njė sqarim tjetėr qė shpeshherė ėshtė i nevojshėm. Pse dita quhet e Verės, kur nė fakt festivali ėshtė pranveror? Kjo ndodh sepse nė kalendarin diellor ilir/shqiptar (dhe tė disa popujve tė tjerė), ka vetėm dy stinė, Verė dhe Dimėr, dhe stinėt nisin me barasnetėt (ekuinokset) nė mars e shtator dhe arrijnė mesin me solsticet nė qershor e dhjetor, atėherė kur festohet pėrkatėsisht Mesvera dhe Mesdimri.
mesdimr nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.3.2009, 12:55   #9
Buzulk
shqiptar
 
Anėtarėsuar: 3.2011
Citim:
maje miell misri dhe pak finje zjarri.
A mundesh njė definicion tė shkurtėr pėr kėto dyja, se kam pasur rastin shpesh-herė t'i lexoj, po nuk ua di kuptimin e saktė.
Buzulk nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.3.2009, 16:11   #10
mesdimr
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 3.2011
Majė mielli d.m.th. miell i mirė (miell 0.0 qė quhet), cilėsia mė e mirė qė shpesh pėrdoret pėr tė fryrė gatimin, kurse finja ėshtė hi zjarri i situr e i kulluar nė ujė tė valuar, kjo rėndom pėrdorej pėr larje rrobash, po ka pėrdorim dhe nė gatim.
mesdimr nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.3.2009, 19:02   #11
mesdimr
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 3.2011

Dibėr


Citim:
Pervec Dites se Veres,dibranet festojne dhe Naten e Veres ku gjithe qyteti duket sikur e ka pushtuar djalli me zjarret e ndezur. Ku femijet e vegjel bejne parapergatitje 1 vit perpara duke mbledhur goma qe pikerisht te ndezen Naten e Veres!

Pas kesaj vjen dhe me e bukura ,ku njerez nga me te ndryshem behen te gjithe rebela per nje nate duke u mbyllur dyert e shtepive ne qytet dhe fshatrave. Te nesermen eshte dita kur thyhen me mijera veze derisa te dal veza fituese me e forta nga te gjitha!

Eshte dita kur nena na bene (sic thone dibranet) "ferci, ferci nona, u befsh ma i fort se thona". Eshte dita kur njerezit dalin dhe festojne fushave te bukura me lule dhe gjelberim, jo asfalteve te mbushur me pluhur!!

http://www.facebook.com/group.php?gid=60287271894
mesdimr nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.3.2009, 20:56   #12

Shkumbin


Citim:
Peqin: Festohet "Nata e Verės"

Banorėt e qytetit tė Peqinit kanė festuar mbrėmė Natėn e Verės. Nėn kujdesin e bashkisė janė organizuar aktivitete tė shumta pėr kėtė festė e cila nė kėtė zonė dhe nė gjithė rajonin e Shkumbinit ka njė traditė mjaft tė hershme. Me kėtė rast nė sheshin qėndror tė qytetit tė Peqinit mbrėmjen e djeshme ėshtė organizuar " Nata e Verės 2009".

Veprimtaritė i ka hapur panairi i prodhimeve tė kuzhinės tradicionale tė zonės sė Peqinit. Tė pranishmit dhe vizitorėt kanė vlerėsuar cilėsinė dhe shijen e kuzhinės tradicionale. Nė vijim nxėnėsit e shkollės 9-vjeēare dhe tė mesme tė qytetit tė Peqinit kanė zhvilluar parakalimin karnaval. “Nata e Verės" ėshtė mbyllur nga bashkia me njė koncert festiv nė shesh.

http://www.balkanweb.com/sitev4/lajme.php?id=34981
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.3.2009, 09:51   #13

Opojė, Sharr, Prizren


Citim:
Dita e Verės festohet edhe nė shtetin e Veriut

Prishtinė - Dita e Verės ėshtė festuar edhe nė shtetin e Veriut. Kėshtu festime tė shumta janė shėnuar dje nė shumė fshatra tė Dardanisė ku tradita e Ditės sė Verės ėshtė e ngjashme me festimet nė Shkumbin.

Festime tė shumta ka patur nė krahinėn e Opojės, nė komunėn e Sharrit, po ashtu edhe nė lokalitete tė tjera tė Prizrenit, nė jug tė shtetit tė Veriut.

Pjesė e festimeve ishin daljet e tė rinjve e tė rejave nė sheshet e fshatrave, nė bjeshkė, mbledhja e luleve tė para, vallėzimi e kėndimi, ndezja e zjarreve dhe gatimet e veēanta me miell misri e gruri, pėr mirėseardhjen e Verės.

Kjo festė bėhet me besimin se Dita e Verės sjell fat, shėndet, mbarėsi, pėrtėritje e dashuri njerėzore dhe ritet ndėrlidhen me zgjimin e bimėsisė, gjallimin dhe kalimin nga dimri nė pranverė.

http://www.balkanweb.com/sitev4/lajme.php?id=34997
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.3.2009, 20:39   #14

Opojė


Citim:
Kosova feston Ditėn e Verėzės

Dita e Verėzės ėshtė festuar edhe nė krahinėn e Opojės me 19 fshatra shqiptare, mbi 1000 metra lartėsi mbi nivelin e detit, nė komunėn e Sharrit, po ashtu edhe nė lokalitete tė tjera tė Prizrenit, nė jug tė Kosovės, sipas njė tradite tė lashtė, e ngjashme si Dita e Verės nė Elbasan. Pjesė e festimeve janė daljet e tė rinjve e tė rejave nė sheshe fshatrash, nė bjeshkė, mbledhja e luleve tė para, vallėzimi e kėndimi, ndezja e zjarreve dhe gatimet speciale me miell misri e gruri, tė cilat kanė ngjashmėri po nuk janė si ballokumet e Elbasanit.
Nė kėto anė me blegtori tė zhvilluar, ndėr shumė bereqetet qė shtrohen nė sofėr janė mishi i qengjit dhe flija. Kjo festė bėhet me besimin se Dita e Verėzės sjell fat, shėndet, mbarėsi, pėrtėritje e dashuri njerėzore dhe ritet ndėrlidhen me zgjimin e bimėsisė, gjallimin dhe kalimin nga dimri nė pranverė.

http://www.sot.com.al/index.php?opti...joni&Itemid=62
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.3.2009, 20:40   #15

Berat


Citim:
Berat, Ditra e Verės ndėrthuret me karnavalet

Festa e Ditės sė Verės, e cila simbolizon ndryshimin mes stinėve, asaj tė dimrit tė acartė dhe pranverės sė luleve, ka nisur qė nėmėngjes edhe nė Berat.

Nė kėtė festė pagane dhe tradicionale pėr qytetin e Beratit, mijėra banorė tė qytetit muze kanė festuar nė sheshin qendror edhe karnavalet e organizuara nė kėtė ditė. Karnavalet nė kėtė qytet tashėm janė bėrė ritual. Festa ka filluar qė herėt ne mėngjes me grupet e fėmijėve tė lagjeve dhe tė shkollave 9- vjeēare tė kėtij qyteti. Grupe tė fėmijėve, tė veshur si nė ditėn e karnavaleve duke improvizuar djallin janė shfaqur me maska tė ndryshme nė simbol tė festės tė Ditės sė Verės.

Grupe tė ndryshme fėmijėsh tė kopshteve, shkollave 9- vjeēare dhe tė mesme me maskat e tyre kanė pėrshkuar tė gjitha rrugėt qė tė ēojnė nė sheshin qendror tė qytetit, duke kryer xhestet e humorit, nga ana tjetėr ėshtė shfaqur njė makinė, e cila nė karrocerinė e saj kishte portretin e djallit para sė cilėn udhėtonte njė pajton me nuse qė simbolizon ditėn e festės.

Festa e organizuar nga bashkia dhe Qendra Kulturore e Fėmijėve ka vijuar me paradėn e karnavaleve dhe mė pas koncertin festiv dhe konkurrues.
Pėr konkursin janė ndarė dhe ēmime pėr kopshtin dhe shkollėn mė tė mirė nė interpretim.

Festėn e luleve, banorėt e kanė festuar edhe nė lokalet dhe nė kodrat e qytetit si dhe nė pikat turistike jashtė tij. Ndėrsa nė kėtė ditė nuk kanė munguar edhe vizitat nė familje.

http://www.sot.com.al/index.php?opti...ethe&Itemid=63
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.3.2009, 20:50   #16

Gostivar, Karshiakė, Kėrēovė


Citim:
Gostivar, Karshiakė, Kėrēovė

Shkup, 13 mars - Ekuinoksi pagan i pranverės, e quajtur Dita e Verės troket mė 14 mars. Kalimi nga njė stinė nė tjetrėn mbetet njė prej festave qė shqiptarėt vazhdojnė ta kremtojnė nė formė dhe pėrmasa tė ndryshme. Diku mė pak e diku mė shumė tradita vazhdon.

Mė shumė nė fshatra dhe disa qytete. Gostivari, Karshiaka, Kėrēova e tė tjera janė disa prej zonave tė cilat mė sė shumti kremtohet. Piknikėt familjare nėpėr parqe dhe pika tė tjera turistike janė njė prej aktiviteteve mė popullorė, nė Shkup destinacioni i preferuar ėshtė Kalaja.

Menyja e festės ka gatesėn tradicionale pėr kėto zona, specialiteti prej brumi i pjekur nė saē - flia, si edhe disa lloje ėmbėlsirash.

Tipike pėr kėtė ditė janė edhe frekuentimet e "vendeve tė mira". Pėrkatėsisht shpellave tė njohura pėr efektet shėruese dhe fatsjellėse. Etnologu Afet Jashari se pėr kėtė festė, qė nga forma e organizimit mund tė quhet grarishte, vizitohen shpella tė ndryshme si Shpella e Vėrtekicės, apo edhe ajo e Ujit tė kuq. Besohet se larja me ujin e saj, sidomos nė Ditėn e Verės sjell pjellorinė dhe fatin e mirė pėr gratė, shėndet pėr fėmijėt.

Megjithatė, Dita e Verės, si njė prej festave pagane ka filluar tė kremtohet gjithnjė e mė pak. Njė traditė qė vjen duke u zbehur nga viti nė vit e nga gjenerata nė gjeneratė.

"Festohet gjithnjė e mė pak, kėto festa vijnė duke humbur, traditat harrohen dhe njė prej arsyeve ėshtė se njerėzit duke u lidhur gjithnjė e mė shumė me besimin fetar, i largohen festave pagane, qė nuk janė fetare. Vetėm mė tė vjetrit kanė dėshirė t'i festojnė, ndoshta si njė traditė qė e kanė aplikuar qė nė fėmijėri", thotė Jashari.

Dita e Verės ėshtė njė festė qė daton qė nė lashtėsi, si njė traditė mesdhetare. Ritet e saj qė lidhen me ringjalljen pranverore tė natyrės dhe datojnė qė prej mitologjisė, tė pasqyruara edhe nė veprat e Homerit.

Duke iu referuan sociologut Lekė Sokoli Festa e Verės nga pikėpamja gjeografike festohej nga mbarė shqiptarėt, nė qytet e nė fshat, nė fushė e nė malėsi, nė atdhe apo edhe nė mėrgim. Fakti qė kremtimi i Ditės sė Verės ėshtė bėrė edhe nga arbėreshėt aq sa disa autorė e kanė quajtur "festė arbėreshe", ėshtė dėshmi e pėrhapjes sė saj tė hershme ndėr shqiptarėt.

Ndėrsa etnologu Bernardin Palaj, njohės i thellė i trashėgimisė kulturore sidomos tė malėsisė sė Veriut, ka shkruar qė nė fillim tė viteve '20 tė shekullit tė kaluar, pėr mėnyrėn se si festohej atje Dita e Verės. Dita e Verės ėshtė festuar shumė kohė para se institucionet klerikale e, mė pas, ato shtetėrore tė fillonin tė administronin festat popullore.

http://www.koha.com.mk/a01.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.3.2009, 02:11   #17

Fier, Kukės


Citim:
Fier

Fierakėt e kanė festuar ditėn e verės duke udhėtuar drejt Elbasanit dhe Tiranės. Njė pjesė e madhe e tyre me automjete private, apo nė mėnyrė tė organizuar kanė zgjedhur qė fillimin e pranverės ta presin nė qytetin e Elbasanit, qė ėshtė kthyer nė kryeqendėr tė ditės sė verės. Edhe Tirana ka qenė njė destinacion shumė i preferuar nga mjaft banorė tė Fierit, qė duke mbetur pa asnjė aktivitet pėr kėtė festė kanė shtegtuar nė qytete tė tjera.

Nė Fier, festa e pranverės nuk ka ndryshuar nga ditėt e zakonshme. Tė moshuarit si pėrditė mbushėn lulishtet dhe njė pjesė e tė rinjve si zakonisht kanė baritur lokaleve.

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=60700
Citim:
Kukės

Koncerti mbarėshqiptar mbledh 10 mijė veta nė stadiumin e ri. Dita e verės nė Kukės ėshtė shėnuar me aktivitete tė ndryshme, ku mė kryesori ishte koncerti i madh nė stadiumin e lojėrave me dorė, me pjesėmarrjen e kėngėtarėve tė shquar nga trevat shqiptare. Rreth 10 mijė spektatorė ishin tė pranishėm nė koncert. Bashkia e Kukėsit ka promovuar me kėtė rast edhe investimin e fundit tė kryer nė stadiumin e lojėrave me dorė nė shifrėn prej rreth gjysmė milioni dollarė, duke e inauguruar pikėrisht me koncertin e ditės sė verės.

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=60699
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.4.2009, 18:01   #18
mesdimr
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 3.2011

Nartė, Vlorė


Festimi ėshtė i Ditės sė Verės, dhe ilustron haptas fare rastin kur Pashka kristiane i ėshtė vėnė si emėr festės pagane sė Ditės sė Verės dhe ėshtė zhvendosur nė kalendar nga kisha. Mjafton tė shihni si festohet:

Citim:
Pashkėt ndryshe, fshati Nartė feston me karnavale

Nė fshatin Nartė ēdo vit si njė shenjė mirėseardhjeje tė ditėve verore, organizohen karnavalet, njė festė kjo qė tashmė bashkon komunitetin e kėsaj zone nė fshatin qė po braktiset. Banorėt thonė se kjo festė fetare ka marrė jetė nga viti 1922. Sipas banorėve dhe gjatė regjimit komunist ku tė tilla festa u ndaluan, karnavalet nė Nartė bėheshin edhe fshehurazi. Besimtarėt ortodoks nė kėtė fshat janė shumė tė dhėnė pas kesaj feste, ēka duket tek mėnyra se si i organizojnė, pjesėmarja e tyre masive, madje dhe shqiptarėt emigrantė vijnė nga vendet fqinje pėr tė qenė tė pranishėm nė kėtė ditė pranė vendit te tyre.

Tradicionale pėr festimin e Pashkėve janė karnavalet tė cilat zgjasin 3 ditė e 3 netė pa pushim dhe nėn petkun e tyre kėndohet dhe kėrcehet nė gjithė fshatin. Tipike janė maskat e shumta tė pėrdorura, tė cilat pėrfshijnė nga figura tė njohura popullore e deri tek kafshėt apo personazhe filmash vizatimorė. Pėrveē veshjeve nė kėto karnavale janė karakteristike vezėt e kuqe tė Pashkės, tė cilat shpėrndahen nėpėr familje tė ndryshme duke i shkėmbyer mes tyre. Traditė gjithashtu ėshtė edhe bėrja kurban e mishit tė qengjit.

Si ēdo vit edhe kėtė herė atmosfera nė fshatin Nartė, njohur ndryshe si fshati i traditės sė karnavaleve, ka qenė e ndezur. Krishti u ngjall, ka pėrcjellė sipas traditės mijėra ngjyra e kostume tė karnavalit, ku protagonistė kanė qenė kryesisht djem tė kėtij fshati. Nėn maskat e kostumeve tė ritualit, ku dallohet veshja popullore e luftėtarit, veshja tradicionale e Nartės, kostumet e grave, apo dhe figurave tė kafshėve, tė rinjtė kanė kėrcyer tė shoqėruar nga sazet.

http://www.shekulli.com.al/2009/04/1...karnavale.html
Zėvendėsoni "Krishti u ngjall" me "Dielli u ngjall" dhe sqarohet vetė puna.

Nė dritė tė kėsaj duhet parė me hollėsi ēdo festim i Pashkėve, Novruzit dhe festash "fetare" qė ndodhin nė kėtė interval tė pranverės, dhe aty ėshtė gjithė korpusi festiv ilir i mujshuar e i zhvendosur lart e poshtė me emra e data sipas administratės sė huaj.
mesdimr nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 31.7.2009, 11:41   #19
Rojtari i Pyllit
 
Nė Kavajė festimi i Ditės sė Verės nuk ka ndryshyar nė shekuj. Vazhdon tė jetė gjallė dhe tė ruajė magjinė e vet pagane.
Festimet fillojnė qė 2 javė pėrpara 14 Marsit, grupe fėmijėsh mblidhen sapo mshifet dilli, marin 2 gurė secili nė dorė dhe lėvizin nėpėr lagje duke trokitur gurėt e duke recituar me potere. Grupi i kalamojve quhen “llaxore” dhe shkojnė derė mė derė, trokasin dhe sapo hapet dera nisin kėngėn:

Llaxore, llaxore kush ka pa llaxufkat-e ,
tek limonin shpatat-e
shpatat jan tė "zotit-e".

(ndėrkohė gurat kėrrcasin tak-tak-tak)

Me na dhon i kokėrr ve’,
ēuni juj mort’ nuse t’re!
Me na dhon i kokėrr misėr,
ēuni juj u boft minister!

(Kuptohet qė ka edhe vargje tė tjera por nuk mė kujtohen)

Tė zotėt e shtėpisė ditė pėrpara kanė thyer lekė nė monedha, qė i mbajnė pranė derės bashkė me vezė, karramele, ēokollata etj. Kur llaxoret mbarojn kėngėn presin shpėrblimin, qė zakonisht e marrin. Mami im kėnaqej me strofėn e dytė dhe i kėrkonte ta pėrsėrisnin... eh mamatė.

Me 13 Mars kalamojt mbledhin baltė tė pastėr, degė tė lulėzuara ose me sytha, lule tė sapoēelura, bar tė njomė, degė ulliri etj. dhe bėjnė ”plisa”. Plisat janė kompozime tė vogla pranverore; balta bėhet nė forme kuboide ose cilindrike (me lartėsi 5-6 cm) dhe nė majė i vendosen lulet, degėzat, bari (simbolikė e rilindjes sė natyrės). Po nė kėtė ditė bėhen edhe veroret, fije e kuqe e gėrshetuar me tė bardhė dhe lidhen nė kyē tė dorės, tė cilat do tė hiqen nė momentin qė do tė vėresh dallandyshen e parė. Dyert zbukurohen me degė tė njoma (ndonjėherė i lenė aty me muaj).

Dita e Verės (ose dita e plisave) nis herėt, qė pagdhirė. Tė gjitha familjet janė zgjuar tashmė (duhet tė zgjoheh herėt qė mos ngelesh nė gjumė gjith vitin), dhe dėgjojnė trokitjen e derės. Kalmojt e lagjes e t’fisit kan mush qesen me plisa dhe jan te pragu, njoni mas tjetrit vijn e tė japin nji plis duke thon:
“Gėzuar Ditėn e Verės”
“Gėzuar pėr shumė vjet”
Si shpėrblim qė njė jetė e re solli stinėn e re nė shtėpi, jepen vezė, lekė, karramele e kshu gjojnash.
Sapo del dilli, kalamojt mblidhen dhe mburren me thesaret e tyre. Paradite shpija (familja) shkon pėr piknik, nė kodėr, fushė ose bregdet (mal nuk kemi, ene i kodre qė bi n’sy, prej qefit i kena von emrin Mali i Robit). Masdite bohen fizitat nėpėr fis e knoqesh tu hongėr gjojna t'mira.

Gjthomė e kam pritur me gėzim kėte ditė, njė lloj gėzimi i pashpjegueshėm.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 31.7.2009, 12:43   #20
mesdimr
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 3.2011
Citim:
Festimet fillojnė qė 2 javė pėrpara 14 Marsit
Me sa duket nė Kavajė vazhdon tė ruhet 1 marsi i kalendarit julian. Kėtė e kanė shumė krahina nė jug tė vendit. Ėshtė ruajtur nga ana simbolike meqė dukuria astronomike e barasnatės binte nė 1 mars me julianin, por sipas sqarimit qė kam bėrė dhe mė lart, qė prej vitit 1912 kur u vendos nė rang kombėtar kalendari gregorian, barasnata sot vrojtohet mė 21 mars.

Thjesht duke qenė se festat nuk ishin tė institucionalizuara, njerėzit kanė vazhduar tė mbajnė 1 marsin si datė dhe jo dukurinė konkrete diellore. Dhe kjo duhet ndrequr.
mesdimr nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 31.7.2009, 13:20   #21
Rojtari i Pyllit
 
Nuk mė kujtohet se nė ē'datė festohet nė fshatin e nėnės time(do e pyes), i cili quhet Pirg dhe ėshtė komunė e rrethit tė Korēės (megjithėse traditat dhe dialektin i ka mė tė ngjashme me Pogradecin), por mė kujtohet mėnyra e tė festuarit.

Fėmijėt e vegjėl shkojnė derė mė derė dhe mbajnė nė duar degėza pemėsh tė njoma tė mbushura me sythe, ndėrkohė fishkėllejnė duke imituar zogjtė. Si nė Kavajė edhe kėtu shpėrblehen me vezė, lekė e kuleēė.

Kur bie dielli, fshati mblidhet i tėri nė qendėr dhe nga djemtė e rinj bėhet gara se kush bėn zjarrin mė tė madh me dėllinja. Pamja e atyre zjarreve ėshtė magjpsėse, pasi ndizen njėkohėsisht nė tė gjithė zonėn. Pėrballė fshatit ndodhet Mali i Thatė, i cili flakėrin i tėri.

Kur zjarri arrin kulmin, djemtė e kapėrcejnė duke pėrdorur ca shkopinj tė gjatė (sic bėhet kur kalon njė pėrrua nga bregu nė breg) dhe ndėrkohė qė kapėrcejnė bėrtasin:
"E dogja pėrtacinė e dimrit"
"I hoqa morrat e dimrit"
"Mirėsevjen vera punėtore" etj.
Kam qenė i pranishėm veē njė herė dhe mė ka pėlqyer shumė!
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.3.2010, 16:34   #22

Post Dita e Verės, 14-21 mars 2010


Citim:
Aktivitetet e Ditės sė Verės nė Elbasan

Elbasan, 10 mas, NOA - Dita e Verės ėshtė festa pagane qė nuk ka njė datė fikse se kur ka nisur festimin. E sigurt ėshtė qė kjo festė e kthen qytetin e Elbasanit nė qendėr tė gjithė Shqipėrisė me kėngėt, ėmbėlsirat, aktivitetet e ndryshme.

Elbasanasve u ėshtė kthyer nė refleks festimi i kėsaj dite, por qė janė pothuaj tė gjitha qytetet e Shqipėrisė qė e kanė kthyer datėn 14 mars, pra Ditėn e Verės nė njė ditė feste.

Veē ballokumeve Dita e Verės nė Elbasan do tė nisė sivjet edhe me paradėn poetike tė Festivalit Poetik Ballkanik “Trėndafilat e Elbasanit”, nė teatrin “Skampa”.

E veēanta e festimeve tė Ditės sė Verės kėtė vit nė Elbasan ėshtė pjesėmarrja e njė grupi tė njohur nga Amerika. “Mariachi Imperial de America”, grupi mė i mirė nė Huston, Teksas dhe i njohur nė programin televiziv “Mirėmėngjes Amerikė” vjen nė Shqipėri pėr t’i prezantuar publikut shqiptar njė pėrvojė tė re kulturore.


Festivali Folkloristik Tipologjik Mbarėkombėtar i Kėngės Popullore

Nė Elbasan, pėrgjatė datave 11-12 mars do tė zhvillohet Festivali Folkloristik Tipologjik Mbarėkombėtar i Kėngės Popullore nė Teatrin Skampa.

Nė tė marrin pjesė grupe folklorike nga qytetet e Elbasanit, Tiranės, Shkodrės, Lushnjės, Vlorės, Ulqinit, Beratit, Kavajės, Peshkopisė, Fierit, Korēės, Durrėsit, Gjakovės etj.

Secili grup folklorik do tė sjellė mė tė mirėn e traditės sė qytetit tė tij.


Datė 11 mars

Ora 18.00
Koncert i Ansamblit “Isuf Myzyri” me rastin e 30-vjetorit tė vėnies sė emrit, nė teatrin “Skampa”.



(Hapja zyrtare e festimeve tė Ditės sė Verės)


Datė 12 mars

Ora 19.00
Koncert i Ansamblit “Isuf Myzyri” nė sheshin para Kalasė.


Datė 13 mars

Ora 11.00
Ceremonia e hapjes sė panairit tregtar “Dita e Verės”, nė Pallatin e Sportit “Tomorr Sinani”.

Ora 18.00
Ceremonia e hapjes sė veprimtarive tė Festivalit Poetik Ballkanik “Trėndafilat e Elbasanit”.

Ora 21.00
Koncert i Grupit Muzikor “DELADAP”, nė sheshin pėrpara Kalasė.


Datė 14 mars

Ora 08.30
Kros i shkollave 9-vjeēare tė qytetit, pėrgjatė bulevardit “Qemal Stafa”.

Ora 09.00
Karnavalet e shkollave 9-vjeēare tė qytetit, pėrgjatė bulevardit “Qemal Stafa”.

Ora 09.30
Aktivitete artistiko-kulturore pėr fėmijė, nė sheshin pėrpara Kalasė.

Ora 12.00
Parada poetike e Festivalit Poetik Ballkanik “Trėndafilat e Elbasanit”, nė teatrin “Skampa”.

http://www.noa.al/index.php/kulture/89-kulture/17840

Citim:
Dita e Verės, ja aktivitetet nė Tiranė

Tiranė, 10 mars, NOA - Edhe kėtė vit, Tirana dhe Elbasani, por edhe qytete tė tjera bashkohen pėr tė mirėpritur Ditėn e Verės. Atmosfera festive do tė ndihet qė nė orėt e para tė mėngjesit, ku rrugėt do tė popullohen nga vizitorė tė shumtė, tė cilėt do tė shėtisin deri nė orėt e vona tė mbrėmjes.

Ata do tė kenė mundėsi tė shijojnė gatime tė veēanta tradicionale, si dhe ballokumet, ėmbėlsirėn simbol tė kėsaj dite. Sheshet kryesore tė qyteteve do tė mirėpresin koncertet e ndryshme me kėngėtarė shqiptarė dhe tė huaj.

Njė kėnd i veēantė do t’u kushtohet fėmijėve, argėtimit me kllounėt, akrobatėt dhe personazhet e njohura tė botės sė tyre, si dhe njė festė e vėrtetė karnavalesh nė tė cilėn ata do tė jenė protagonistė.

Nė shesh, qytetarėt do tė gjejnė edhe kėndin e kulinarisė shtėpiake, gatime tradicionale tė zonės, qė do tė ofrohen pėr shijim nga njė grup amvisash tė qytetit tė Tiranės, bashkė me recetėn e gatimit.

Lulishtja “Skėnderbej” do tė jetė e gjitha e fėmijėve, qė nga mesdita. Nuk do tė mungojė muzika, kėngėt dhe vallet popullore, por i pranishėm do tė jetė edhe libri pėrmes projektit “Tė lindur pėr tė lexuar”.

Bulevardi “Dėshmorėt e Kombit” do tė kthehet nė njė panair argėtues, plot me kėnde dhe ēadra ku tė Rinjtė e Rrjetit Rinor do tė krijojnė njė atmosferė krijuese dhe gazmore.

Njė vend tė veēantė do tė ketė edhe prezantimi i botimeve nga shtėpitė botuese shqiptare. Ndėrkohė, duke ecur poshtė nė sheshin pėrpara Piramidės, njė kuartet instrumental do tė performojė nga ora 12.00 deri nė 16.00.

Nė Parkun “Rinia”, Bashkia e Tiranės do tė instalojė njė sistem Karaoke, qė i fton tė gjithė tė bėhen protagonistė tė kėngės.

Sheshi “Nėnė Tereza” do tė jetė hapėsira pėr tė gjithė tė apasionuarit e Skateboard-it dhe Grafitit.

Tė dielėn, zona e ish-Bllokut do tė jetė “Rock the Block”, njė pellg festiv dedikuar muzikės rock. Koncerti do tė fillojė nė orėn 20.00, me grupe tė muzikės rock dhe alternative nga grupe europiane dhe shqiptare. Skena do tė vendoset nė rrugėn pedonale dhe nė tė do tė ngjiten pėr tė performuar disa grupe muzikore.

http://www.noa.al/index.php/kulture/89-kulture/17838
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.3.2010, 21:27   #23

Shpat


Citim:
''Dita e Verės'', njė festė e ardhur nga lashtėsia

Tradita e festės pagane nė zonėn e Shpatit. Nė kėtė ditė Elbasani mbledh miq nga e gjithė Shqipėria

Kush nuk ka dėgjuar pėr festėn e Ditės sė Verės, jo vetėm nė qytetin, por edhe nė tėrė rrethin e Elbasanit. Ėshtė njė festė pagane, shumė mė e hershme se krishtėrimi. Nė kėtė ditė tė shėnuar, Elbasani mbledh miq nga e gjithė Shqipėria.

Dhe kjo edhe pėr faktin se nė kėtė ditė tė shėnuar zhvillohen njė sėrė aktivitetesh tė larmishme, duke filluar qė nga ekskursionet nė natyrė dhe deri tek dreka e begatshme familjare, ku nuk mungon asnjė herė ballakumja, nė pėrgatitjen e sė cilės askush nuk mund t'ua kalojė amvisave elbasanase.

Po tė lemė mėnjanė atė qendėr tė lashtė banimi me pėrmasa tė vogla tė quajtur "Skampini", qyteti i Elbasanit u formua si i tillė vetėm pas shekullit tė 15-tė nga ardhės prej fshatrave rreth e qark e, nė mėnyrė tė veēantė nga Shpati.


Si e feston Shpati Ditėn e Verės

Prandaj pėr tė ndjekur zanafillėn e kėsaj feste po nisemi nga zona tradicionale e Shpatit rreth 22 kilometra larg Elbasanit (duke pėrfshirė edhe zonėn e ulėt kodrinore).

Nė zonėn malore tė kėsaj krahine kjo festė niste me njė ekskursion shpateve tė Bokanikut, ku tė rinjtė qė njė ditė mė parė kishin pėrgatitur shilarthe e sheshe pėr lodra tė ndryshme.

Nė to merrnin pjesė me kėnaqėsi jo vetėm mosha e re, por edhe burra tė moshuar dhe gra. Kjo ditė e 14 marsit, qė ndryshe quhej edhe dita e luleve, gjithnjė shoqėrohej me bisqe tė gjelbėruar drurėsh apo lule tė hershme.

Dreka e bollshme me mish gjahu shtrohej kolektivisht. Pas kėsaj u mbetej fėmijėve pėr ta mbyllur kėtė festė me trokitje nėpėr dyer tė fshatit, ku gostiteshin me vezė, pala fiku, fruta tė ruajtura pėr kėtė ditė etj.

Vitet kaluan dhe kjo festė pak nga pak i humbi disa nga veēoritė e saj. Sė fundi ajo ka mbetur si festė e fėmijėve, por qė ruan akoma me fanatizėm drekėn e bollshme dhe lulet.

Por nė fshatin Shėnavlash kjo festė nuk ka humbur asgjė nga tradita. Kėtu pėrgatitjet pėr kėtė festė fillojnė qė dy ditė pėrpara. Janė fėmijėt ata qė merren me kėtė parapėrgatitje.

Kryetari i Komunės Gjinar, Gani Hida, thotė pėr ATSH se "ata shkojnė nė pyllin pranė dhe mbledhin lloje bimėsh, si llastare ferrash me dy krerė, sepse ferra ka rrėnjė nė tė dy segmentet e saj, ferra miu si dhe kėrcure tė thatė me miza dheu.

Kėto vendosen nė dyer stallash dhe besohet se i shėrbejnė shtimit dhe mbarėsisė nė blegtori. Ndėrsa nėpėr vende tė dukshme nėpėr shtėpi vendosin bisqe thane, dhe lule qė sapo kanė ēelur, si kace, zymbyla apo manushaqe si dhe njė bimė qė i kthen vezėt gjatė zierjes nė ngjyrė tė kuqėrremė".


Riti i fėmijėve

Mėngjezi i ditės sė verės i gjen tėrė fėmijėt e fshatit, grupe-grupe, me hithra nė duar, duke trokitur derė mė derė. Askush nuk kthehet duarbosh. Pjesa ruhet edhe pėr ndonjė fėmijė qė ka munguar.

Pasi mbaron riti i fėmijėve, tė rinjtė dhe tė moshuarit dalin nga shtėpitė dhe urojnė njėri-tjetrin "Gėzuar Ditėn e Verės! Qoftė njė verė e mbarė!" Gratė atė ditė as qepin, as bėjnė punė dore me shtiza sepse, siē besohet, janė tė mbrojtura nga gjarpėri.

Dymbėdhjetė ditė pas festės sė luleve, fshati feston ditėn e Baba Nevruzit, ditė nė tė cilėn nuk pritet asnjė lloj druri, sepse besohet se atė ditė tėrė pylli falet.

Nė fshatra tė tjerė tė rrethit tė plotfuqishėm tė festės sė Ditės sė Verės kanė mbetur vetėm fėmijėt, tė cilėt mėngjezi i gjen dyerve tė fshatit, prej nga kthehen tė gostitur me gjithfarė frutash dhe embėlsirash.

Gurabija e mbrujtur me maja miell misri e gjalp erėkėndshėm dhije dhe e ėmbėlsuar me sheqer tė bluajtur, me emrin joshės ballakume, i ka mbetur vetėm Elbasanit, edhe pse gjetkė, por pa sukses janė bėrė pėrpjekje pėr ta imituar. Kaq shumė lule dhe ėmbėlsira na sjell qė nga lashtėsia kjo festė pagane, sa qė nuk mungon nė asnjė nga trevat shqiptare. /M.S.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=6&id=51563
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.3.2010, 08:53   #24
mesdimr
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 3.2011
Shikojmė dhe kėtu se si Novruzi i mbivendoset Ditės ilire tė Verės mė 21 mars, ndėrsa Verza hap javėn. Dhe interesante se si festat shqiptare kanė mbijetuar me kryeneēėsi nė Prizren duke ruajtur veē anės rituale edhe emėrtimet. Mungon nė korpusin festiv tė Opojės Dita e Dimrit, por festat e tjera tė Hyllvegut janė aty.

Citim:
Nė Opojė dhe Prizren kremtohet Dita e Verės e quajtur “Verza”
16-03-2010 / Nga Gani Tėrshnjaku

Prizren, 15 mars 2010. Nė trevėn e Opojės dhe nė disa fshatra tė rrethinės sė Prizrenit, kėto ditė ėshtė shėnuar Dita e Verės (“Dita e Verzės”), qė ėshtė njė rit iliro-shqiptar, tradicional, me elemente pagane dhe qė tradicionalisht festohet mė 12 e 13 mars dhe zgjat tri ditė.

Risi e kėsaj feste, e cila daton qė p.e.s., ėshtė se viteve tė fundit banorėt kanė reduktuar praktikimin e ritualeve tė lashta, profecitė. Ėshtė transformuar nė njė festė, ku pikėtakimet caktohen pėrmes telefonatash nga celularet ose e mesazhet (SMS-tė). Nė ditėn e festės shihen parada vajzash duke shėtitur. Dėgjohet humori i tyre rinor. Djem qė defilojnė me makina luksoze me dritaren hapur e plotė muzikė qė pėrpiqen tė zbulojnė fatin e jetės. Vajza dhe djem tė fejuar qė takohen me njėri-tjetrin. Shkrepje fotokamerash dhe pozime bukuroshėsh duke u fotografuar. Njė vend tė rėndėsishėm zė gardėroba dhe veshja solemne e tyre. Nė familjet menyja ushqimore me specialitetin e flisė vazhdon tė jetė prezentė. Aty - kėtu nuk kryhen ritualet e lashta iliro-shqiptare nė vendin e kultit. Iku dhe “iso”-ja e kėngės sė zėrave tė vashave. Globalizmi dhe moderniteti i shoqėrisė “kėrcėnon” seriozisht zhdukjen e festės iliro-shqiptare qė nė kėtė zonė quhet “Verza”.

Festa e Verzės ėshtė festuar qė nga lashtėsia, por edhe pse nė njė masė tė madhe ka filluar tė reduktohet kremtimi i ritit, nė shumicėn e fshatrave tradita vazhdon. Si e kremte zgjatė dy ditė (nata dhe dita e festės).

Nė lashtėsi banorėt besonin se largimi i stinės sė dimrit bėhej me ngjizjen qė bėnin hyjnitė e maleve dhe qė sjellin pranverėn. Dhe kjo ditė ėshtė simbolika e ekuinoksin pranveror.

Nė fshatin Plavė tė Opojės, riti i Verzės fillon nė majėn e Kodrės qė ėshtė njė vend i lartė mbi fshat, mbi “Lisin e Vove” (Lisi i Vezėve). Kjo mbase ka tė bėj me kultet e lashtėsisė sė popullit shqiptar. Kodrat e larta dhe malet, nė kohėt e lashta ishin maja tė nderimit pagan.

Nga shumė studime tė bėra sqarohet se nė besimet pagane shqiptare Dielli ishte objekt adhurimi, dhe atij i faleshin gjatė ditės. Dielli adhurohej si burim jetese, burim shėndeti, burim pjellorie dhe i objekt dobiprurės.

Dita e Verės (Dita e Verzės) ėshtė njė festė qė ngjallė ndjenja gėzimi e kėnaqėsie nė ēdo familje dhe qė shton frymėzimin jetėsor se tashmė stina e ftohtė e dimrit ka pėrfunduar, dhe po fillon pranvera.

Pėr kėtė Ditė tė Verės bėhen dhe disa rituale pagane. Ka dhe disa elemente tė ngjashme me festėn e Pashkėve, si psh: vezėt e ngjyrosura, lagėsja e tyre me ujė mali, apo dhe luletherret qė vendoseshin nė dyer tė shtėpisė, etj. Vezėt e ngjyrosura janė simbolika e festės. Nė tė kaluarėn nė Natėn e Verzės vajzat nė grup dhe me def vallėzonin dhe kėndonin:

“Lum, e lum xhi duel vera,
na u mbush fusha dhen e shtjerra.
Na u mbush fusha dhen e shtjerra,
gjymca tė bardha, e gjymca tė zeza”.

Askush nuk e di se kur ka nisur ė shėnohej kjo festė . Nė tė kaluarėn ishte zakon qė pėr kėtė ditė tė “shkundej” shtėpia, pra tė pastroheshin oxhaqet, gjė qė simbolizon se dimri tashmė ka pėrfunduar.

Sipas traditės, nė fshatin Plavė (Opojė), deri para luftės sė fundit (1999), pasditen e festės sė Verzės, disa vajza tė reja nė grup dhe fėmijėt, merrnin vezė tė ziera, dhe dilnin nė Kodėr, rrėzė malit, pastaj poshtė pranė fshatit tė vendi quajtur “Lisi i Vove” (Lisi i vezėve). Atje vezėt i lagnin me ujė mali. Aty qėndronin pėr njė orė duke kėnduar dhe kėrcyer. Kur ktheheshin nga Kodra nė shtėpi, me vete merrnin drurėt nga Rakite, dėllinja pėr tė pastruar oxhaqet, luletherre pėr t’i vendosur nė dyer tė shtėpisė.

Ndėrsa djemtė e rinj (beqarėt), pasditen e festės sė Verzės, ndiznin zjarr, me dėllinja dhe kashtė, ku pėr disa orė vallėzonin, e kėndonin rreth e rrotull zjarrit. Kur kėta ktheheshin nė shtėpi, kryefamiljares sė shtėpisė sipas traditės i thoshin:

“Oj e zota e shtėpisė, a je si tė kemi lėnė?”.

Kryefamiljarja pėrgjigjej:

”Jem, po qysh jem, njė, dy mė tepėr i kam”.

Pastaj nė familje pėrgatitej specialiteti i Flisė. Dhe kur shkonin nė gjumė, djemtė dhe vajzat e futnin nga njė copė fli nėn jastėk, pėr ta zbuluar se “kah e kanė fatin e jetės” (me kė do tė martohen).

Po ashtu nė mesnatė zgjoheshin. Djemtė beqarė ndiznin zjarre brenda nė fshat, ku kėndonin dhe vallėzonin. Ndėrsa nė familje, natėn e festės sė Verzės, e zonja e shtėpisė e merrte gjilpėrėn dhe qepte ndonjė rrobe me pe tė kuq, dhe anėtarėt e familjes duhej ta pyesin plakėn:

“Xhi po kepish?

E zonja e shtėpisė pėrgjigjej:

syr me lie, syr me lesh,
goja e ukit me kėrpesh,
bollės, gjarpnit, armikit, po ia guzhdoj,
natėn e verzė, ditėn e mojtė”

(v.j:Ēka po qep, syri nga liri, sy me lesh,
gojė e ujkut me presh,
bollės, gjarprit, armikut, po ia gozhdoj;
natėn e verzės, ditėn e majtė”).

syr me lie, syr me lesh,
gojėn daskalit po ia gozhdoj;

(Gojėn dhaskalit po ia gozhdoj.
Dhaskal (gr.didaskalos)- mėsues. Fjalor i fjalėve tė huaja, Prishtinė, 1988, faqe 155).

Dy, tre ditė pas kremtes sė “Verzės” fshatari bujk e mbillte tėrshėrėn nė ara, si kulturė e parė pranverore.

Sharmi etnokulturor i Opojės/Festat shekullore, apo kalendari i kremteve dhe riteve popullore nė Plavė (Opojė) ėshtė si vijon:


“Muaji Arbaini” (fundi dhjetorit – fundi janarit);
“Kur moti kthehet kah vera“ (23 Dhjetor);
“Pitet e Djemve”( 6 janar);

” Plakėzat” (Nata e Plakave 12 janar);
Ditė e kulmit tė dimrit (fundi janarit);

“Muaji Hamsini” (shkurt – mars);
“Dita e hithrave (10 Mars);
“Verza (Dita e Verės 12 – 13 mars);
Ditė e Sulltan Nevruzit (21 Mars);


Tė hėnat dhe tė enjtet qė nuk punohej (Prill- Maj);
“Tė Qethmet” (Maj – shtator);
Ditė e Shėngjergjit (6 Maj, pėrkon me ditėlindjen e Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut);
”Tri tė merkurat qė nuk punohej (Maj);
Ditė e Jeremisė (14 Maj);
Ditė e Shėnkollit (22 Maj);
Ditė e I’shilbutit (I shėlbuesi, e enjtja pas Shėnkollit, Maj);

“Korolana” (Kėrshmėt )- ose Darka e Lamės (korrje shirjet, korrik – gusht);
“Mesi i Verės” (Gusht);

Ditė e Kėrstovit (12 shtator);
“Shėmitri” (9 nėntor);
Bajrami i madh;
Bajrami i vogėl, muaji i Ramazanit.

Opoja ėshtė njė trevė shqiptare qė bėn pjesė nė skajin jugor tė Rrafshit tė Dukagjinit, rreth 20 km larg nga Prizreni. Nga pjesa lindore pėrmes Bjeshkėve tė Sharrit kufizohet me Tetovėn (Maqedoninė) ndėrsa nga perėndimi Mali i Koritnikut e kufizon me Kukėsin (Shqipėrinė).

Themelet e fortifikatės ilire, monedhat bizantine, civilizimi i lashtė/Sot nė fushėn e Plavės, tė varrezat e Bojaxhinjve nė Llopushnik ekzistojnė themelet rrėnuara tė fortifikatės ilire, tė cilat duken qartė.

Fatkeqėsisht aty ende s’ka prekur dora e arkeologut. Fortifikata ėshtė e regjistruar nė Hartėn Arkeologjike tė Kosovės. Nė mesjetė aty ishte e vendosur kazerma e ushtrisė turke deri mė 1912. Kėshtu dėshmon kujtesa historike e banorėve tė Plavės.

Themele tė lashta ilire vėrehen edhe nė vendin e quajtur Gabuja nė Brrut (Opojė) dhe nė Zgatar, tė cilat komunikojnė me Kalanė e Prizrenit, pėr shkak tė pozitės gjeografike.

Nė Opojė nga vetė banorėt janė gjetur shumė gjurmė tė lashtėsisė. Nė Bellobrad dhe Brrut (Opojė) janė gjetur monedha bizantine tė shekullit XII, qė dėshmojnė civilizimin dhe tregtinė se nė atė kohė bėhej me monedha.

Rrėnojat e themeleve tė kishave shqiptare shihen dhe sot, ose ende ruhet toponimi “Tė Kisha” sikurse nė: Xėrxė - “Tė Kisha”; Pllajnik – “Tė kishėza”; Kosavė - “Tė kisha”; Zgatar – gjurmėt e kishės janė “Tė Guri Gjermonit”; Zapluxhė – “Tė Kisha”(afėr vendit “Guri Rrushit”); Brrut (gjurmėt e kishės tė vendi “Arat nėrmjet Reke”), nė Shajnė – “Livadhi Priftit” ose “Zabeli Kishės”; nė Brezne - “Lugi i Kishės”; Kapre – “Kishat”; Xėrxe - “Livadhi Priftit”; Brrut – “Guri Kalluxherit”; Blaē – “Gurra e Priftės” ose “Mėhalla Priftaj”, etj.
(Autori ėshtė kandidat pėr master nė degėn e gazetarisė nė Universitetin e Prishtinės)

http://www.gazeta55.net/index.php?ka...rtikulli=11763
mesdimr nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.3.2010, 09:11   #25
Buzulk
shqiptar
 
Anėtarėsuar: 3.2011
Citim:
“Muaji Arbaini” (fundi dhjetorit – fundi janarit);
“Kur moti kthehet kah vera“ (23 Dhjetor);
“Pitet e Djemve”( 6 janar);
” Plakėzat” (Nata e Plakave 12 janar);
Ditė e kulmit tė dimrit (fundi janarit);

“Muaji Hamsini” (shkurt – mars);
“Dita e hithrave (10 Mars);
“Verza (Dita e Verės 12 – 13 mars);
Ditė e Sulltan Nevruzit (21 Mars);
Arbain nė arabishte dmth 40 (dyzetė), kurse hamsin - pesėdhjetė.

Duket qė nė numėr dhe sipas datės, se janė muajt 45-ditorė tė kalendarit pagan shqiptar. Pesė ditė tė dimėrorit i kanė kalu ngrijsit, kėshtu i pari ka mbet me 40 ditė (arbain), dhe i dyti me 50 (hamsin), krejt kjo nėn ndikimin islamik.
Buzulk nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju



Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur


Ora nė Shqipėri ėshtė 07:57.

Feja Shqiptare - Kontakt - Kreu
Feja Shqiptare © 2011-2014
vBulletin, Copyright ©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd.