Kthehu   Kreu > Forum i pėrgjithshėm > Kalendar

Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 15.3.2011, 18:06   #1
Buzulk
shqiptar
 
Anėtarėsuar: 3.2011

Festa e acarit


Shėn Thanasi

Shenjtor ortodoks. Athanasius-i (rreth viteve 296-373 tė e. r.), shq. Shėn Thanasi ose Tanushi, ishte peshkop i Aleksandrisė dhe njė nga tė katėr doktorėt grekė tė Kishės. Ai qėndroi nė krye tė pesh-kopatės sė Aleksandrisė, ku kishte lindur, pėr njė periudhė prej dyzet e gjashtė vjetėsh, pėrfshirė edhe periudha tė ndryshme mėrgimi, dhe pėrmendet si kundėrshtar i herezisė ariane. E kremtja i bie mė 2 maj ose mė 18 janar. Ortodoksėt e Rekės sė Epėrme (Republika e Maqedonisė), sidomos ata tė fshatit Niēpur, e kremtojnė Shėn Thanasin mė 31 janar si-pas kalendarit lindor ose julian. Nė disa vise tė Ballkanit jugor, Thanasi kishte marrė pėrsipėr punėn e Dionisit tė lashtėsisė, i cili fillimisht ka qenė perėndi thrake e pjellorisė. Nė Shqipėri ka patur njė mal me emrin e Shėn Thanasit nė gadishullin e Akrokeraunisė, si dhe shumė kisha me emrin e tij, zakonisht tė ndėrtuara nė pika tė larta, si ato tė Shėn Ilias. Ndėr to kanė qenė manastiret ortodokse nė Poliēan GJ, e vitit 1601, e nė Kardhiq GJ, si dhe kishat ortodokse nė Labovėn e Sipėrme GJ, nė Bularat GJ, nė Lekėl TP, nė Leshnicėn e Poshtme SR, e vitit 1797, nė Pecė SR, e vitit 1525, nė Dhrovjan DL, nė Finiq DL, nė Muzinė DL, e shekullit XVIII, nė Voskopojė KO, e vitit 1724, nė Lin PG, nė Rrėmenj PG, nė Mirakė LB, nė Bizhutė EL, nė Shushicė EL, nė Gėrmenj KJ, nė Luz KJ dhe nė Karavasta LU, e vitit 1778. Edhe nė veri tė vendit ka patur njė kishė tė Shėn Thanasit matanė Drinit pėrballė Pultit. Festa e Shėn Thanasit kremtohej nė Shqipėri duke therur tė imta ose viēa. Tė ardhurat nga shitja e mishit shkonin nė dobi tė kishės. Nė kėtė ditė qe bėrė zakon qė familjet tė shihnin a kishin zahire tė mjaftueshme edhe pėr periudhėn e dytė tė dimrit.

Vlashi
Shenjtor i krishterė. Shėn Vlashi, i quajtur nė lat. Blasius dhe nė it. Biagie ose Biagio, ishte peshkop i Sebastea-s nė Armeni, sot Sivas-i nė Turqinė lindore, dhe ėshtė bėrė shenjtor mbrojtės i tregtarėve. U martirizua nė kohėn e perandorit Licin-ius (sund. nė vitet 308-324) pasi u torturua me njė krehėr tė madh prej tunxhi, i cili u bė simboli i tij. Kulti i Shėn Vlashit u pėrhap nė Europė nė shekullin VIII dhe besimtarėt shpesh i falen pėr tė shėruar dhimbjet e fytit, Bekimi i Shėn Vlashit.
Pėrveē kėsaj figure armene, ėshtė edhe njė shenjtor i dytė i quajtur Vlash, dhe pėr tė dy ka njė farė ngatėrrese. Thuhet se Shėn Vlashi i dytė, njė figurė ballkanike, ka qenė torturuar nė Durrės dhe ėshtė bėrė shenjtor mbrojtės i Dubrovnikut, ku ėshtė varrosur. Atje ai vėshtrohet si vazhdim i hyjnisė para-tė krishterė Veles, i cili mbronte tufat e sllavėvc tė hershėm. Nė Bullgari, ka qenė zakon qė, nė tė kremten e tij, qeve tė mos u vihej zgjedha. Gratė dilnin nga shtėpitė dhe u vinin bukė bagėtive nė brirė, ua jepnin bukėn kalimtarėve dhe pastaj edhe vetė bagėtisė.

Nė Shqipėri, ka patur njė manastir kushtuar Shėn Vlashit, tė ngritur nė shpatin verior tė malit Tomor , i cili pėrmendet mė 1343 me emrin Hibernum S. Blasii. Te njė tjetėr manastir nė Shėnavlash DR, vend qė quhet edhe Vrrin, njerėzit shkonin dikur me shpresė qė tė shėronin sėmundjet. Ai u rindėrtua mė 1996. Gjithashtu, ka patur kisha kushtuar Shėn Vlashit: nė Shkodėr, extra Scutari ad S. Blasium, e shekullit XIV; nė Kthellė MR, Skuraj MT, Gur i Bardhė MT, Gjonėm LA, Mazhė KR, Mėner TR, Bishqem PE, Gjuricaj DR, nė Kepin e Rodonit, nė Vlorė (Shėn Vllasi), si dhe njė kishė ortodokse tė shekullit XIX nė Dhuvjan GJ. Nė njė kodėr tė pyllėzuar, jo larg vendbanimit tė dikurshėm afėr Sebastes pranė Laēit, ka qenė dikur njė manastir, i cili u shkatėrrua mė 1853 nga njė tėrmet. Mu poshtė kishės, tė ndėrtuar mė 1557, ka qenė njė shpellė, ku thuhet se ka jetuar Shėn Vlashi. Sipas franēeskanit kroat Lovro Mihacevic, banorėt vendės ngulnin kėmbė se ai ishte shqiptar e jo armen.
E kremtja e Shėn Vlashit bie mė 3 shkurt, sipas kalendarit perėndimor, dhe mė 11 shkurt, sipas kalendarit lindor.

R. Elsie
Buzulk nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju



Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur


Ora nė Shqipėri ėshtė 07:26.

Feja Shqiptare - Kontakt - Kreu
Feja Shqiptare © 2011-2014
vBulletin, Copyright ©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd.