Kthehu   Kreu > Krahinat > Shkodra

Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 24.8.2012, 23:56   #1
Shėndėlli
shqiptar
 
Anėtarėsuar: 3.2011

Zakone gjatė lindjes dhe pas saj (Zadrimė)


Citim:
Zakone gjatė lindjes dhe pas saj

Akti i lindjes paraqiste pikėn kulmore tė gjithė kėsaj pritje tė gjatė. Shqetėsimi dhe shpresat e tė gjithėve, ishin tė lidhura me pritjen e fėmijės. Besohej se nga pėrfundimi i saj varej shumė edhe mbarėsia e familjes.

Lindja bėhej brenda nė shtėpi. Mbasi dėboheshin meshkujt nga shtėpia, gruaja dėrgohej nė vendin e caktuar (qė mund tė ishte dhoma e gjumit ose vendi i bagėtive, i cili, sipas gjykimit tė popullit, ishte vendi mė i mbrojtur nga magjitė ose veprimet e shpirtėrave tė kėqinj), dhe thirrej gruaja qė do tė ndihmonte lindjen. Shpesh ajo ishte njė grua e moshuar vendase qė kishte fituar njė farė pėrvoje pėr kėtė punė. Ajo thirrej «mamicė». Nė familjet me njė numėr tė madh pjesėtarėsh, shpesh lindjet i priste njera nga gratė.

Pėrpara dhe gjatė lindjes pėrdoreshin mjaft rite dhe zakone, tė cilat besohej se ndikonin nė lehtėsimin e lindjeve. I tillė qe zakoni sipas tė cilit gruan «me shtat t’zanė» e rrotullonin tri herė rreth strumbullarit tė lėmit. Kjo sepse ky vend vėshtrohej si i mbarė, pse jepte bereqet. Besohej se, siē shpėrdridhej me lehtėsi litari nė lėmė, ashtu do tė lindte lehtė dhe fėmija.

Me ta marrė vesh se gruaja ishte gati pėr tė lindur, hapeshin tė gjithė drynat dhe bravat e shtėpisė, zbėrtheheshin tė gjitha kopsat e rrobave tė nuses, bile dhe ato tė pajės, tė vendosura nė arkė; i hiqeshin gjerdanėt dhe gjithė zbukurimet etj. Kėto tė gjitha qenė veprime magjike, me anė tė tė cilave mendonin tė lehtėsonin e tė shpejtonin lindjen.

Gjatė lindjeve tė vėshtira bėheshin edhe veprime tė tjera pėr tė lehtėsuar lindjen. P.sh., i derdhnin gruas mbi kokė njė enė me ujė tė mbledhur nga shtėpitė e fqinjėve pėr rreth; e fusnin nė ujė tė ngrohtė; e fėrkonte «mamica» dhe, kur ishte nevoja, ajo ndėrhynte pėr t’ia hequr fėmijėn me dorė.

Fėmijėn e porsalindur e merrte nė duar «mamica». Sė pari i priste kėrthizėn, duke e matur tre gisht mbi barkun e fėmijės. Pėr kėtė pėrdoreshin gėrshėrė, drapinj ose brisqe, tė cilat, nganjėherė, i futnin nė uthull a raki pėr t’u bėrė njė farė dezinfektimi. Pasi e lidhnin kėrthizėn, e prisnin. Pjesa e prerė ruhej mirė, pse mendohej se me tė mund tė bėheshin veprime magjike, qė mund tė ndikonin nė shterpėsinė e gruas.

Fėmijėn e lanin me ujė tė ngrohtė, e fshinin dhe e vishnin. Pėr tė fshirė fėmijėn pėrdoreshin copėra tė pastra pėlhure, sidomos nga kėmisha e ndonjė gruaje, qė kishte lindur shumė fėmijė dhe qė i kishin jetuar tė gjithė. Gjithashtu, fėmijės pėr herė tė parė i vishnin njė kėmishė tė vjetėr, sepse kėshtu besonin se fėmija do tė kishte jetė tė gjatė. Pasi e lidhnin nė shpėrgej, fėmijėn e vendosnin nė dhomėn pranė s’ėmės.

Lehonėn e shtrinin gjithmonė pranė zjarrit nė njė kėnd, nė tė cilin kishin shtruar mė parė kashtė gruri ose meli, tė mbuluar me njė ēarēaf pėlhure tė kuq. Kashta e grurit, mendojnė, se kishte tė bėnte me kultin e bimėsisė. Bima e grurit, si ushqim i pėrditshėm, do t’i jepte forcė dhe qumėsht nėnės akoma tė dobėt dhe do ta mbronte e forconte foshnjėn e porsalindur. Ky rit flet pėr traditėn e lashtė tė mbjelljes sė melit e tė grurit nė Zadrimė.

Nė kėtė vend gruaja do tė rrinte shtrirė tri ose shtatė ditė. Mė pas, ajo vetė e merrte kashtėn dhe e hidhte nė njė vend sa mė larg shtėpisė. Nė vend tė kashtės, shtrohej njė dyshek, nė tė cilin lehona qėndronte shtrirė pėr 40 ditė.

Pas lindjes, nė rast se fėmija ishte djalė, mamica njoftonte babain e tė porsalindurit dhe ky do ta pėrhapte lajmin tek tė afėrmit dhe fqinjėt.

Njėri nga djemtė e shtėpisė duhej tė dėrgohej te njerėzit e nuses qė tė njoftonte lindjen e djalit. Lajmėsi pritej me shumė dashamirėsi dhe darovitej me dhurata tė ndryshme, madhėsia e tė cilave varej nga gjendja ekonomike e familjes. Nė numrin e dhuratave, sipas rastit, bėnin pjesė: peshqirė, ēorape, kėmishė, sapun dhe ėmbėlsira.

Dita e parė e jetės sė tė voglit nė familje ishte e mbushur nga njėra anė me njė gėzim tė madh dhe nga ana tjetėr, me njė kujdes tė vazhdueshėm, pėr ruajtjen e jetės sė tij. Kjo ditė dhe 40 tė tjerat qė vinin pas, sipas mendimit tė popullit, ishin me shumė rrezik si pėr fėmijėn, ashtu dhe pėr nėnėn e dobėt. Kėto 40 ditė njihen me emrin «djergnia», tek zadrimorėt e mirditasit, «lodhnia» tek malėsorėt. Gruaja qė posa kishte lindur quhej «e djergun» a «e lodhun» dhe mendohej se gjatė kėtyre ditėve e kishte «varrin ēelė».

Qė nga momenti i lindjes e gjatė 40 ditėve tė para pėr gruan «e djergun» tregohej njė kujdes i vazhdueshėm.

Tė gjitha ritet dhe besimet qė kanė tė bėjnė me periudhėn «e djergnisė» janė tė lidhura me kėtė gjė.

Menjėherė pas lindjes, gruas i jepnin petulla tė ngrohta, mazė (kajmak qumshti i mbledhur prej disa ditėsh), qull (i pėrgatitur me miell tė pjekur, gjalpė e ujė), qumėsht i ngrohtė dhe shpesh verė a raki.

Gjatė kėsaj kohe, gruaja «e djergun» bashkė me fėmijėn, nuk e kalonin pragun e shtėpisė nga frika e shpirtrave tė kėqinj dhe e syrit tė keq. Gjatė 40 ditėve, nė dhomėn ku rrinte gruaja «e djergun», zjarri mbahej ndezur. Gjithashtu, praktikohej djegia e njė copė lecke, e cila sillej rreth e qark djepit tė foshnjės dhe vendit tė gruas sė «djergun». Kėto veprime mund tė kenė tė bėjnė me kultin e vatrės.

Mbi djepin e fėmijės dhe nė shumė vende tė dhomės vendoseshin lule dhe barėra tė ndryshme, tė cilat sigurisht kishin tė bėnin me kultin e bimėsisė.

Mbasi merrte vesh fshati pėr lindjen, lehonėn vinin dhe e uronin gratė e fisit e tė familjes, tė cilat i sillnin dhurata tė ndryshme, si fustane pėr foshnjėn, shami, petulla, sapunė etj. Gjatė kėtyre vizitave shprehej gėzimi i tė afėrmve, i fisit e i familjes, sidomos nė rastet e lindjes sė djalit. Ky gėzim shprehej edhe nė urimet qė pėrdoreshin nė kėto raste. Pėr djalin urohej: «Shyqyr qė ju ka gazmue zoti!», «Shyqyr qė tė shpėtoi zoti!», «U rritė me nafakė!», «U baftė plak me mjekėr!» etj. Ndėrsa pėr vajzėn thuhej: «Shyqyr qė shpėtove», «Ani, se kush ban vajza, ban djelm!», «Qoftė me kismet e me jetė tė gjatė», «Tundtė djemė prapa!» etj.

Nė Zadrimė dhe nė popullsinė e ardhur nga Malėsia e Madhe ka ekzistuar edhe zakoni qė lehona 3-4 javė pas lindjes tė shkonte nė gjini tė vet, «pėr tė mbushur ditėt» (nė popullsinė e ardhur nga Mirdita dhe Puka ky zakon nuk njihej). Pėr tė marrė lehonėn duhet tė vinin sipas rastit, e ėma ose kunata, pėr tė cilat, kur ishin nga ndonjė fshat i largėt, shtrohej edhe njė drekė. Prindėrit e nuses tregonin njė kujdes tė veēantė si pėr tė ashtu edhe pėr tė voglin. Atje lehona qėndronte 2 ose 3 javė dhe pėrsėri, e shoqėruar nga tė afėrmit, kthehej nė shtėpinė e burrit.

Pas 6 javėsh pėrfundonte «djergnia» dhe gruaja fillonte jetėn e saj tė zakonshme. Megjithatė, pėr sa kohė qė gruaja ushqente fėmijėn me qumėsht gjiri, bėheshin tė gjitha pėrpjekjet qė tė mos e ēonin nė punė tė largėta.

Mbas lindjes zakonte kryesore vazhdojnė me larjen e parė tė fėmijės, vėnien e emrit, futjen pėr sė pari nė djep, «marrjen e flokėve», ditėn e «emrit».

Vendosja e parė e fėmijės nė djep ishte mirė tė bėhej me «hėnė tė vjetėr», sepse mendohej qė kėshtu fėmija do ta donte shumė djepin. Zakonisht, fėmijėn e lidhnin nė djep, pasi aty tė kishin futur mė parė njė dash.

Vėnies sė emrit tė porsalindurit i jepej njė rėndėsi e madhe, sepse shumė veta mendonin qė kjo kishte tė bėnte me fatin e fėmijės. Emri fėmijės i vihej 3 ose 7 ditė pas lindjes.

Vėnia e emrit ishte njė festė familjare ku ftoheshin tė afėrmit e fisit dhe tė shtėpisė sė burrit. Shtroheshin dy ose tre sofra me rreth 30-40 vetė. Para se tė uleshin nė sofėr, tė ftuarit duhej t’i jepnin fėmijės dhurata tė ndryshme, si: ndonjė kėmishė tė vogėl, ēorape prej leshi etj.

Larja e parė e fėmijės bėhej pas 3 ose 7 ditėsh. Uji ngrohej nė njė enė tė zakonshme. Nė tė hidhej kripė pėr tė forcuar lėkurėn, njė monedhė metalike (duke menduar se kėshtu fėmija do tė bėhej i fortė si metali), si dhe barėra dhe lule fushe, (qė fėmija tė rritej shpejt si bari dhe i bukur si lulet). Me kėtė ujė pastaj vaditeshin pemėt frutore.

Ndėr zakonet e mbaslindjes rėndėsi kishte dhe ai i marrjes sė flokėve pėr herė tė parė kur fėmija mbushte 5 vjeē. Kėtė e bėnte kumbara e shtėpisė. Para se tė shtroheshin nė gostinė familjare tė organizuar pėr kėtė rast. Kumbara merrte fėmijėn, e ulte nė prehėr dhe me njė palė gėrshėrė, qė ia kishin vendosur mbi njė pjatė, ia priste flokėt nė tri vende. Pjesėt e prera viheshin mbi pjatė dhe ruheshin nė njė vend tė sigurtė. Bashkė me to kumbara lėshonte njė shumė tė hollash. Vendin e flokėve tė prerė kumbara e fėrkonte me njė monedhė metalike, qė fėmija tė bėhej i fortė si metali. Nėna e fėmijės i dhuronte kumbarės njė peshqir tė endur vetė nė vegje, njė palė ēorape dhe njė kėmishė. Nė fund shtrohej darka, qė kalonte me kėngė e me shakara.

Nė jetėn e tė voglit ishte me rėndėsi dalja e dhėmbit tė parė. Ai qė ia shihte sė pari, duhej t’i bėnte fėmijės njė dhuratė: njė kėmishė ose fustan.

Kur fėmija ishte gati pėr t’u ngritur nė kėmbė, e ruanin tė mos rrėzohej, pse duke u vrarė, frikėsohej dhe vononte pėr tė ecur. Pėr t’i prerė frikėn, veprohej kėshtu: Mbi pragun e portės sė shtėpisė viheshin 3 fije kashtė, ndėrsa brenda dhe jashtė saj qėndronin dy persona, njėri prej tė cilėve mbante nė dorė njė sopatė, drapėr ose kosė. Ai qė ishte brenda derės pyeste: «Ē’po ban ashtu me atė sopat?» Tjetri pėrgjigjej: «Po pres frikėn e djalit (ose vajzės) qė do tė ngrihet nė kėmbė» dhe priste fijet e kashtės. Ky veprim pėrsėritej 3 herė.

Yllka Selimi. Zakonte tė lindjes nė Zadrimė dhe ndryshime tė tyre nė ditėt tona. Etnografia Shqiptare 11. Tiranė 1981.
Shėndėlli nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju



Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur


Ora nė Shqipėri ėshtė 20:15.

Feja Shqiptare - Kontakt - Kreu
Feja Shqiptare © 2011-2014
vBulletin, Copyright ©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd.