Kthehu   Kreu > Forum i pėrgjithshėm > Kalendar

Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 14.3.2011, 17:37   #1
Buzulk
shqiptar
 
Anėtarėsuar: 3.2011

Festa e Gushtit


Abaz Aliu

Njeri i shenjtė mysliman. Abaz Aliu, arab. 'AliAbbas, gjen-det i varrosur nė njė tyrbe nė majėn jugore tė Malit tė Tomorit (shih), ku shkojnė e falen pelegrinė. Tyrbja e tij, e ngritur mė 1620, mė pas u bė vend pelegrinazhi i Bektashinjve (shih), duke qenė disa qindra metra sipėr teqes bektashie tė atjeshme, e cila u ndėrtua mė 1916 dhe aktualisht drejtohet nga Baba Shabani. Ky vend vizitohet nga besimtarėt pėr vit mė 20-25 gusht, kur theren kurbanė. Sipas njė gojėdhane, Abaz Aliu mendohet se ka qenė gjysėm-vėllai i Hasanit e Huseinit dhe ka ardhur nga Arabia hipur mbi njė kalė tė bardhė pėr tė shpėtuar vendin nga barbarėt. Mendohet se ka ndenjur pesė ditė nė Malin e Tomorit para se tė shkonte pėr tė jetuar nė Malin e Olimpit. Ai kthehet nė' Tomor pėr vit dhe rri aty pesė ditė, prandaj dhe bėhet pelegrinazhi i gushtit. Poeti bektashi Naim bej Frashėri (1846-1900) e pėrmend kėtė njeri tė shenjtė nė njė vjershė: "Abaz Aliu zu' Tomorė / Erdhi afėr nesh / Shqipėrija s'mbet e gjorė / Se Zoti desh" (Luletė e verėsė, 1890). Njė gojėdhanė tjetėr bektashiane thotė se Haxhi Bektashi, kur pa se pelegrinė tė krishterė i ngjiteshin Malit tė Tomorit mė 15 gusht, Dita e tė ngjiturit tė Zonjės nė qiell (shih), vajti deri nė Qerbela tė Irakut pėr tė nxjerrė e pėr tė marrė njė eshtėr krahu nga varri i Abaz Aliut, e pastaj e hodhi mbi Majėn e Tomorit pėr ta shenjtėruar kėtė mal si varr tė dytė tė Abaz Aliut. Emri Abaz Ali, qė nė legjendėn e krishterė njėjtėsohet me Shėn Ilian (shih), edhe sot e kėsaj dite dėgjohet nė lutjet e banorėve vendės nė shprehjen "Baba Abaz!"

Aligjyni (ose Dita e Aliut).
E kremte, rit dhe zakon popullor nė Kosovė. Aligjyni, Dita e Aliut, nga turq. Ali Gtinii, kremtohej nga myslimanėt dhe tė krishterėt nė Kosovė mė 2 gusht, si festė e mesit tė verės. Nė kėtė ditė, si dhe mė 22 gusht, besimtarėt shkonin pėr pelegrinazh te njėri nga varret e Sari Salltėkut (shih) nė malin Pashtrik (shih). Thuhet se kjo festė bėhej pėr tė pėrkujtuar imamin mysliman Ali, ndonėse kėtu ka pjesė edhe profeti i krishterė Ilia (shih), me cilėsinė e perėndisė sė bubulli-mave e tė vetėtimave. Sidoqoftė, ditėn e Aligjynit gjithmonė shpresohet qė tė vijnė shirat. Thuhej se nė mesditė Aliu shndėrrohej nė Ilia. Kėsisoj, myslimanėt i bėnin festimet e Ditės sė Aliut paradreke, kurse ortodoksėt e kremtonin pasdreke. Dita e Aliut nuk kremtohet mė nga shqiptarėt e Kosovės, nga qė njėjtėsohet mė fort me sllavėt ortodoksė e me bosnjakėt myslimanė. Mirėpo, deri mė 1980, nė Kosovė kishte ende tė moshuar qė bėnin pushim dhe nuk punonin nė paradrekėn e Ditės sė Aliut.

R. Elsie
Buzulk nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.3.2011, 16:23   #2
Buzulk
shqiptar
 
Anėtarėsuar: 3.2011
Djegaguri

Besim poputlor. Nė Shqipėrinė veriore, nė dymbėdhjetė ditėt e para tė gushtit, qė quhen djegagur pėr shkak tė vapės, njerėzit kishin frikė nga fantazmat apo nga shtrigat e padukshme, tė cilat e kishin zakon t'u hynin nėpėr shtėpia. Nė Labėri thuhej se secila nga kėto ditėt e para tė gushtit pėrcaktonte motin nė muajt e vitit tė ardhshėm.

R. Elsie
Buzulk nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.3.2011, 16:35   #3
Buzulk
shqiptar
 
Anėtarėsuar: 3.2011
Shėn Ilia ose Shėndelli ose Shėn Li

Shenjtor i krishterė dhe figurė nė mitologjinė shqiptare, shq. Shėn Ilia, Shėndelli ose Shen Li, ~ rum. Santilie, vllahēe Sandalija, Sindilija, serbokr. Ilija, angl, Elias. Sipas gojėdhanės, Shėn Ilia, Elijahu i Biblės, kalėron nėpėr qiej hipur mbi njfi-kalė tė bardhė ose nė njė koēi lufte dhe hedh rrufe mbi kuēedrat. Pėr kėtė arsye, ai njėjtėsohet nė disa treva me dragoin. Ilia nuk ėshtė vetėm shenjtor i krishterė, por edhe perėndi i motit, qė siguron ndihmė" kundėr shtrėngatave dhe zjarrit. Nė gojėdhanat serbe thuhet se, kur ėshtė gjėmim e vetėtimė, Shėn Ilija ėshtė duke dėbuar djajtė e shtrėngatave.

Shėn Ilia zuri vendin e Heliosit, perėndisė diell tė grekėve tė lashtė, pa dyshim falė ngjashmėrisė ndėrmjet tė dy fjalėve nė greqisht: cXiaē, gjin. ėAiou 'Elias,' dhe fj/Uoē, gjin. f|A.iou 'diell.' Nganjėherė merret si pasqyrim i kultit tė hershėm tė diellit Mithras. Nė Shqipėri, ngritur nė pika tė larta, ka patur shumė kisha e faltore kushtuar Shėn Ilias. Nga rreth 275 kisha katolike tė regjistruara nga F. Cordignano (1887-1951), qė dihet se kanė qenė nė Shqipėri nė fillimin e shekullit XVII, nėntė i kushtoheshin atij. Ndėr kėto kisha historike qenė kishat nė: Bėrdicė SH; Shkodėr SH, me njė manastir dominikan qė del nė dokumente i vitit 1444; Prelnikaj MM; Pistė PU; Bruzje KR; Fravesh TR; Kushė TR dhe Bizhutė EL. Ka patur edhe kisha ortodokse kushtuar Shėn Ilias nė: Boboshticė KO; Voskopojė KO, e vitit 1751; Korēė, Mborje KO; Buqėz PG, buzė Liqenit tė Ohrit; Buhal PR, e vitit 1814; Jorgucat GJ, e vitit 1586, Stegopull GJ, e vitit 1624; si dhe nė Butrint SR. Emrin e tij e kanė marrė dhe njė numėr i mirė majėmalesh, ndėr to edhe vargmali i Shėndėllisė nė lindje tė Memaliajt dhe Tepelenės.

Iliasi njihet si profet edhe nė fenė myslimane. Madje, mendohet se ngjitja e Muhamedit nė qiell ėshtė frymėzuar nga ajo e Iliasit. Tė krishterėt i janė falur Shėn Ilias nė teqenė bektashi tė Sersem Aliut nė Tetovė, kurse nė Shqipėrinė qendrore ky shenjtor ėshtė njėjtė-suar me figurėn e shenjtė myslimane tė Abaz Aliut, i cili e ka varrin nė majėn e malit Tomor. Kjo ka ardhur nga ngatėrrimi i fjalėve Ali dhe Li.

E kremtja e Shėn Ilias bie mė 20 korrik, kur, sipas traditės shqiptare, duhen therur kurbane. Fshati i Zavalinės afėr Elbasanit, pėr shembull, atė ditė therte njė dem.

R. Elsie
Buzulk nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.3.2011, 16:43   #4
Buzulk
shqiptar
 
Anėtarėsuar: 3.2011
Shėn Mėria

Shenjtore e krishterė. Shėn Mėria e Virgjėr, e ėma e Je-zuit, ka qenė figurė popullore nė Krishterimin (shih) shqiptar. Prej 275 kishave katolike tė regjistruara nga Fulvio Cordignano (1887-1951), qė dihet se kanė ekzistuar nė Shqipėri nė fillimin e shekullit XVII, dyzet e dy i kushtoheshin Shėn Mėrisė, mė shumė se ēdo shenjtori tjetėr. Ki-sha katolike me vlera historike ka patur nė: Ulqin (sot nė Malin e Zi), Shurdhah SH, Dejė SH, Drisht SH, qė ėshtė kisha capitulum ecclesie S. Marie de Drivasto e vitit 1353, Naraē SH, Glinė SH, Hajmel SH, Renc LE, Fishtė LE, Troshan LE, Kalivaē LE, Lezhė LE, Mėrtur PU, Surroj KU, Shpėrthazė MR, Malaj MR, Ndėrshen MR, Ndėrfan MR, Lurė DI, Ēidhėn DI, Gur i Bardhė MT, Sebaste LA, Mbret LA, Kurcaj KR, Kep i Rodonit DR, e dokumentuar nė vitin 1418, Brar TR, e shekullit XII, Skuterrė TR, Pėllumbas TR, Buēimas TR, Linzė TR dhe Bishqem PE.

Ka patur edhe shumė kisha e manastire ortodokse kushtuar Vir-gjėreshės sė Bekuar, ndėr to kishat nė: Berat, e vitit 1797, Peshtan BR, Elbasan, e vitit 1833, Ardenicė (shih) LU, e vitit 1743, Apolloni (Pojan) FR, e fillimit tė shekullit XIII, Dhėrmi VL, e shekujve XIII-XIV, Dhivėr SR, e vitit 1604, Pecė SR, e vitit 1770, Piqeras SR, e vitit 1672, Nivicė-Bubar SR, e shekullit XVII, Malēan SR, aty nga viti 1600, Marmiro VL, afėr Orikumit, e fillimit tė shekullit X, Kameno, nė verilindje tė Delvi-nės, Zvėrnec VL, e shekujve XIII-XIV, e dokumentuar nė vitin 1497 nga Arnold von Harff, Goranxi GJ, aty nga viti 1600, Vllaho-Goranxi GJ, e vitit 1622, Koshovicė GJ, e vitit 1669, Saraqinishtė GJ, e vitit 1634, Nivan GJ, e vitit 1702, Konckė GJ, e vitit 1789, Dhuvjan GJ, Llongo GJ, Treneshishte GJ, Vanistėr GJ, Peshkėpi GJ, e fillimit tė shekullit X, Zervat GJ, e fillimit tė shekullit X, Labovė e Kryqit GJ, e fundit tė shekullit X, Skorė GJ, e vitit 1773, Sopik GJ, e viteve 1770-1782, Leusė PR, e vitit 1812, Kosinė PR, e shekujve XII-XIV, Seranjperat PR, e shekullit XVII, Leskovik ER, Barmash ER, e vitit 1616, Postenan ER, e shekujve XVII-XVIII, Lashovė ER, e shekullit XVIII, Voskopojė KO, e vitit 1712, Vithkuq KO, e shekujve XVII-XVIII, Dushė KO, e vitit 1610, Maligrad KO nė liqenin e Prespės, e vitit 1345, Pogradec, Niēė PG, e shekullit XVIII, si dhe Lin PG.

Shėn Mėria e Virgjėr adhurohej nė veēanti gjatė pelegrinazheve rit-uale nė tė kremten e saj, ditėn e 15 gushtit, dita e tė Ngjiturit tė Zonjės nė qiell, qė nė shqip i thonė Shėn Mėria e Gushtit. Ortodoksėt e kremtojnė kėtė ditė duke e quajtur Fjetja e Shėn Mėrisė, dikur e kremtuar mė 27 gusht sipas kalendarit lindor. Disa pelegrinazhe pėr nder tė saj pėrf-shinin edhe ngjitje nė maja malesh, mbeturinė e kulteve mė tė hershme para-tė krishtera, si nė: Tomor (shih), Gjallicė afėr Kukėsit, Shėn Llesh afėr Krujės, Kėndrevicė tė Kurveleshit dhe Pashtrik (shih) nė kufirin ndėrmjet Shqipėrisė dhe Kosovės. Pjetėr Bogdani (rreth v. 1630-1689) i pėrshkruan kėshru festimet e vitit 1681 nė kėtė malin e fundit:
E kalojnė gjithė natėn atje, me lodra, me fyej, me valle e me kėngė. Pas mesnatės nisin njė proēesion tė pėrzier - myslimanė, serbė dhe grekė me qirinj dylli tė ndezur, me qiriun te' gjatė sipas gjatėsisė sė njeriut qė e mban. Ata vijnė rrotull majės sė malit tri orė me radhė zbathur (me disa krerė myslimanė hipur nė kuaj).

Nė Shqipėrinė e Mesme, gratė qė nuk bėnin fėmijė shkonin nė plazhet e Kavajės e tė Durrėsit dhe laheshin nė det. Mendohej se mė pas do tė mbeteshin shtatzėna. Nė Seltė EL, nė krahinėn e Shpatit nė Shqipėrinė e Mesme, pėr kėtė tė' kremte bėhej kurban njė lopė.
Nė fshatin Bibaj tė Rekės sė Epėrme (Republika e Maqedonisė), mė 4 dhjetor kremtohej nga shqiptarėt ortodoksė Shėn Mėria e Dimrit. Shq-iptarėt ortodoksė brenda Shqipėrisė e kremtojnė kėtė festė, tė quajrur edhe Paraqitja e Virgjėreshės nė Tempull, mė 21 nėntor sipas kalendarit gregorian. Ishte traditė qė atė ditė tė ndizeshin qirinj e tė piqej bukė, qė bekohej nga prifti e pastaj hahej.

Po nė Rekėn e Epėrme, nė fshatin Sencė, festohet Shėn Mėria e Vogė'l, ~ rum. Sfdnta Maria Mikė, vllahēe Stimarie N'ica, e cila pėrkujton lind-jen e Shėn Mėrisė dhe bie mė 21 shtator sipas kalendarit lindor, kurse sot mė fort mė 8 shtator sipas kalendarit gregorian perėndimor. Kjo ditė quhet edhe Dita e Bletėve, sepse ėshtė koha e shitblerjes sė koshereve tė bletėve. Fisi i Grudės dhe qyteti i Shkodrės e kremtonin kėtė festė tė Shėn Mėrisė mė 8 shtator, kurse banorėt e Vuklit MM dhe Nikēit MM e pėrnderonin Virgjėreshėn mė 24 maj.

Shėn Mėria adhurohej brenda Kishės Katolike nė Shqipėri duke u quajrur nė veēanti Zoja e Shkodrės ose Zoja e Bekueme, si edhe Nana e Kėshillit tė Mirė. Dita e Zojės sė Shkodrės kremtohej mė 8 tetor nga tė gjitha fiset katolike tė veriut. Madje, kėshilli i katėrt i ipeshkve shqiptarė, i mbajtur mė 1895, e shpalli Zojėn e Shkodrės si 'Patron tė Shqipėrisė.' Pėr Zojėn e Shkodrės ka njė gojėdhanė:
Zoja ishte nė fillim njė kishė e vogėl nė Shkodrėn e vjetėr rrėzė kalasė sė Rozafatit, kufytyra e saj adhurohej nga katoliket nė trajtėn e njėpikture me bojė vaji. Mė 1467, kur trupat osmane po kryenin rrethimin e Shkodrės dhe po kėr-cėnonin ta pėrdhosnin kishėn, piktura mrekullisht u shkėput vetė nga muri, doli jashtė godinės sė kishės dhe mori rrugėn fluturim hė drejtim tė'perėndimit mbi Detin Adriatikpėr nė Itali. Ajo u pasua nga dy pelegrinė shqiptarė, Gjorgji dhe De Sclavis. Nėfund, fytyra e Shėn Mėrisė erdhi e ndaloi ne' qytetin Genezzano afėr Romės, ku u ndertua nje' kishėpėr nder tė saj, Kisha e Zojės sė' Kė'shillit tė' Mirė. Qė prej asaj kohe, shenjtėrorja e Genezzanos ėshtė bėrė vend pelegrinazhi pėr katolikėt shqiptarė. Aty nga viti 1700, adhurimi pėr Madonėn ose Zojėn e Genezzanos u pėrhap edhe ndėr arbėreshėt e Italisė, a tė Kalabrisė, sidomos nė fshatin Shėn Benedhiti, it. San Bene-detto Ullano, me ndihmėn e klerikut Stefano Rodota. Kisha e tanishme e Genezzanos u ndėrtua nė fillim tė shekullit XX dhe pelegrinėt vijnė kėtu, duke ecur zbathur, sidomos nė tė kremten e Zojės sė Kėshillit tė Mirė, mė 26 prill.

Kisha e Zojės nė Shkodėr ka qenė gjithashtu objekt adhurimi nga katolikėt shqiptarė tė veriut. Edhe nė prill 1946, njė vit e gjysėm pas marrjes sė pushtetit nga komunistėt, mbi 2.000 veta morėn pjesė nė pelegrinazh. Mirėpo, pas pak kohe, kisha u mbyll dhe u kthye nė sallė vallzimi, kurse mė 1967 u rrėnua me themel.

R. Elsie
Buzulk nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.3.2011, 16:51   #5
Buzulk
shqiptar
 
Anėtarėsuar: 3.2011
Mali Pashtrik

Vend i shenjtė. Mali Pashtrik gjendet nė territorin e Hasit, buzė kufirit Shqipėri-Kosovė, nė perėndim tė Prizrenit. Ka tri maja, nga tė cilat mė e larta, 1989 m., ka qenė quajtur vend i shenjtė qė nė kohėt e lashta. Njė pasqyrim i kultit pagan tė malit Pashtrik mund tė vihet re nė pelegrinazhet katolike nė majė tė malit gjatė njė feste dyditore, qė kremton Ngjitjen e Zonjės Virgjėreshė nė qiell. Kėtė festė vendorėt e quajnė Festa e Shėndritatit, 'e Trinisė sė Shenjtė.' Myslimanėt mendonin se nė kėtė mal ndodhej njėri prej shtatė varreve tė Sari Salltėkut dhe ata vetė shkonin atje pėr pelegrinazh nė gusht. Ortodoksėt e Prizrenit, nga ana e tyre, pėr majėn e malit thonin se ishte varri i Shėn Pantalejmonit dhe atje bėnin kremtime njė natė tė tėrė nė verė.

R. Elsie
Buzulk nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.3.2011, 17:03   #6
Buzulk
shqiptar
 
Anėtarėsuar: 3.2011
Mali Tomor

Vend i shenjtė dhe gojėdhanė. Tomori ~ Touocpoē, ėshtė njė vargmal nė krahinat e Beratit e tė Skraparit, ku hyn edhe maja mė e lartė e Shqipėrisė qendrore me lartėsinė 2416 m. Nė besimet popul-lore shqiptare mali Tomor del si vend ku banojnė perėnditė. Mali ėshtė personifikuar vetė si perėndi: Baba Tomori. Fshatarėt e kėtyre krahinave bėjnė be pėr Baba Tomorin, be qė quhet mė e fortė se betė pėr Biblėn e pėr Kuranin. Shumė banorė tė kėtyre krahinave, nga nderimi ose nga droja, kur duan ta pėrmendin kėtė mal, e thonė me eufemizėm thjesht "ai" dhe bėjnė be "pėr atė ēukė." Malin Tomor e kanė tė shenjtė si tė krishterėt, tė cilėt venė atje mė 15 gusht, ditėn e tė Ngjiturit tė Zonjės nė qiell, pėr nder tė Shėn Mėrisė , ashtu edhe bektashinjtė, tė cilėt i falen Abaz Aliut gjatė pelegrinazhit vjetor mė 20-25 tė gushtit.

Nė gojėdhanat, figura e Baba Tomorit pėrfytyrohet si njė plak me mjekėr tė gjatė tė lėshuar, qė i zbret deri nė brez'. Pėrqark i qėndrojnė nė ajėr katėr shqiponja femra sqep-gjatė, tė cilat ulen nė shpatet e mbuluara me dėborė. Sipas Maximilian Lambertz-it (1882-1963), ai ka ardhur e ka mbetur nga ndonjė perėndi ilire e lashtė. Ja thelbi i kėsaj gojėdhane:
Baba Tomori ka marrėpėr nuse tė Bukurėn e Dheut . Ajo e kalon ditėn me tė motrėn, tė Bukurėn e Detit, por kur vjen mbrėmja, era, shėrbyesja besnike e Baba Tomorit, e kthen prapė' dhe ia shpie atij nė mal. Mali Tomor ka poshtė qytetin e Beratit, tė cilin plaku e ruan me zili si qytetin mė tė dashur. Matanė luginės ėshtė Mali Shpirag, i ēarė vija-vija, qė i zbresin ujėrat teposhtė me rrėmbim. Njė ditė, kur Baba Tomori po kalonte kohėn nė' shtrat me tė Bukurėn e Dheut, Shpiragu pėrfitoi nga rasti dhe zbriti e e pushtoi Beratin. Katė'r shqi-ponjat roje menjėherė e zgjuan Baba Tomorin nga ėndrra ku ishte kredhur. Kur i thanė ē 'plane tinzare kishte bėre' Shpiragu, Baba Tomori u ngrit nga shtrati. Merakun e parė e pati per tė Bukurėn e Dheut, prandaj i dha urdhėr Erės sė Lindjes ta kthente e ta shpinte te shtėpia e motrės sė saj. Pastaj hipi nė' nje' mushkė dhe u nis pėr t 'u pėrleshur me Shpiragun. Me kosėn e tij, Tomori iu vėrsul Shpiragut dhe i hapi shumė plagė, te' cilat sot shihen ne' trajtėn e vijave e brazdave qe' i zbresin Shpiragut teposhtė. Thuhet se njė gjurmė e thundrės sė mushkės sė Baba Tomorit mund tė' shihet afėr fshatit Sinjė. Shpiragu, nga ana e tij, e goditifort Tomorin me topuz dhe i la shumė' plage' malit tė lartė, por u mund. Tė dy gjigandėt nėfund e vrane' njėri-tjetrin dhe vasha u mbyt nė lot, nga tė cilėt u krijua lumi Osum.

Kulti i malit Tomor ėshtė i lidhur sidomos me romantizmin e lėvizjes sė zgjimit kombėtar tė Rilindjes, sidomos nė letėrsinė e kėsaj periudhe. Shkrimtarė shqiptarė si Konstantin Kristoforidhi (1830-1895), Naim bej Frashėri (1846-1900), Andon Zako Ēajupi (1866-1930), Asdreni (1872-1947), Hilė Mosi (1885-1933) dhe Ndre Mjeda (1866-1937) i kanė kushtuar poezi dhe proza tė shquara Baba Tomorit.

R. Elsie
Buzulk nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.8.2011, 21:33   #7
Citim:
Nis pelegrinazhi i shenjtė nė malin Tomorr

Ka nisur gjatė mesnatės sė tė shtunės pelegrinazhi i shenjtė nė malin Tomorr nė rrethin e Skraparit. Ditėt e shenjta tė besimtarėve bektashinjė kan startuar gjatė fundjavės, ndėrkohė qė do tė vazhdojnė deri nė datėn 24 gusht.

Ditėt e shenjta tė peligrinazhit nė Tomorr ēdo vitė mbledhim me mijėra peligrin nga gjithė bota, tė cilėt falen nė malin e shenjtė pėr dashuri, shėndet dhe mirėsi nė familjet e tyre.Pranė teqesė sė Kulmakut mėsohet se kan mbritur qė prej sė shtunės peligrinėt e parė tė cilėt janė falur pranė saj pėr shėndet dashuri dhe mbarėsi.

Nderkohe qepPranė teqes sė Kulmakut janė marė tė gjitha masat pėr zhvillimin e kėsaj feste. Pelegrinet e mebrritur ne malin e Tomorrit kane nisur me ritet fetare dhe me pas sipas tradites kane bere kurban. Me qindra ēadra janė ngritur nga peligrinėt nėpėr kodrat e malit Tomorr ku vizitorėt shijojnė nga afėr hijėshim e malit dhe ushqimet e freskėta.

Masa tė rrepėta ka marė dhe Drejtoria e Poliisė sė Qarkut tė Beratit me vendosjen e rreth 200 uniformave blu nė malin Tomorr pėr ruajtjen e rendit dhe qetėsis dhe mbarvajtjen gjatė ditės sė festės. Uniformat blu tė rendit dhe ata tė qarkullimit rrugor po qarkullojnė nė tė gjithė zonėn, ndėrkohė qė drejtuesit e mjeteve porositen pėr tė ecur ngadal pėr shkak tė terrenit tė vėshtirė dhe trafikut tė rėnduar nė rrugė
Nė kėto ditė feste ėshtė pėrkujtuar dhe Baba Reshat Bardhi, i cili humbi jetėn disa muaj mė parė.

http://www.tvklan.tv/lajmi.php?id=18246
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju



Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur


Ora nė Shqipėri ėshtė 14:07.

Feja Shqiptare - Kontakt - Kreu
Feja Shqiptare © 2011-2014
vBulletin, Copyright ©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd.