Kthehu   Kreu > Krahinat > Toskėria

Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 11.6.2011, 13:30   #1
gulv
shqiptar
 
gulv
 
Anėtarėsuar: 3.2011

Rusa-papusa (Pogradec)


Citim:
Si nga fundi i muajit maj, kur nis e rrihet peshku anės liqerit e mbushet kjo botė gjithė me blerimė, u vjen radha edhe Rusicave. Kėshtu ish asohere: muaji lipsej tė hynte e tė dilte me njė gjė tė shenuar.

Maji hynte me Eremine, delte me Rusicat.
Ne, vegjelia e fshatit, ishim aty qė t'i presim e t'i pėrcjellim me zhurmė e gaz, se ashtu i do mushka drutė.

Rusicat i prisnim kėmbėzbathur, se niste e shtrėngonte vapa. E nė mbante ndonjė i fatakequr ēorape, asaj dite i hidhte tej, se ashtu ish mirė. Jo vetėm se ish mirė zbathur, po ditėn e Rusicave djali duhet tė jetė kembėlehtė si lepuri, se zbrazen gjymet me ujė qė lart nga dritaret! Dy a tri ditė pėrpara dėgjoje kur e kur ndonjė "Rusa--papusa- tė thirrur me havadan, vetėm pėr tė ndrequr zėnė." Po mė tej nuk vinte se s'ish mirė t'ia thuash kur s'ėshtė dita e rusės.

Pa kur vinte dita e saj hop! edhe nė shtat' e tetė — kush mė i madh e kush me i vogėl, si t'ia kish dhėnė sikujt bojėn zoti — edhe, aty o bir! ne gėshtenjat, pėr ndonjė dėllinjė tė mirė, me bisht tė gjatė. E ne s'na e mbante tė ngjitemi ne gėshtenjat, se na merrte Beshiri brezat, kish dėllinja tė mira edhe dy mbi gjerdhe. Ca ruanim andej, qė mos vijė i zoti, ca kėtej, edhe tė tjerėt mbaronin punė, hajdutēe...
E sa merrnim dėllinjėn haj! pėr llopushka, anės lumit.

Pa mė tė na ka, o tė mjerė, pa mė tė na ka ajo an' e lumit, aty ndėnė Najazme, ca llopushka tė mėdha si s'ka nė botė! Se njė ėshtė Lumi i Madh e s'ka tė dytė! Hyje ti, goxha djalė gjashtė a shtatė vjeē, me gjithė perēe, hynje e rrije ndėnė llopushkė e s'dukeshe nė je a s'je!
Merrnim sa llopushka deshim, e ia vinim pėrsipėr dėllinjės e rusa ish si duhej.
Zbrisnim pastaj tatėpjetė edhe ia krisnim derė mė derė me tė thirrur sa na ngjirej zėri:

Ru u u s a,
Papuuuusa.
Na dergoi
Rusiiica
Per nje luuugė gjalpė
Vaj-vaj.
Dudule!
Ona-ona.
Tri perona,
Bjerė shi
Nė arat tona,
Vaj-vaj,
Dudule!
Njė kalli,
Njė kille grurė
Vaj-vaj,
Dudule!


Edhe kur ne nxeheshim fort me tė thirruro, xhuuf! papritur, ndonjė gjym me ujė qė lart, pėrmi kokat tona e na bėnte me tė vėrtetė dudule. Ai qė kish rusėn, e kish mirė, se fshihej ndėnė ruse, po ne tė tjerėt s'kishim tjetėr veē se t'ia u therim kėmbėve. Po fund' i fundit, uji s'e tret njerinė, aq me fort uji i majit!
Kur i zoti i shtėpisė i kish arat me misėr, na vinte tė kėndojmė pėr misėr:

Njė kallėp.
Njė kille misėr,
Vaj-vaj!
Dudule!


Pastaj kush me thekėr, kush me elb... si t'ia donte puna.
Po edhe ne, qė kishim hesapet tona, e qė deshim kulaēė pe ruse, s'pėrtonim tė kėndojmė edhe njė herė:

Na dergoi
Rusica,
Pėr njė dorė miell,
Vaj, vajl...


E s'kish njeri asaj dite, qė tė na e kursejė as miellin, as gjalpin. Se jo mė kot i thoshin njė kalli, njė killė grurė!

Ai i miellit ish aty, ne dera, me torbė mė qafė: ai i gjalpit gjithe aty me jamakė nė dorė (ata s'i lagte njeri) edhe si i merrnim e thoshim «pėr shumė mot» shkonim ku e desh puna.

Kur mbaronim, ishim qė tė gjithė topil si dalė nga Topleci, po tė gėzuar, si s'ka njeri nė botė. Vinte sekush tė ndėrrohet me tė thata edhe pastaj haj! atje ku kishim shpėnė torbėn me miell e jamakėn me gjalpė tė presim tė dalė nga ēerepi kulaēi e qė ndėnė saē lakruari qė tė ronitej nė dorė, se vashat e lagjes dinin ta pėrmbysin jamakėn... Edhe qė ta dini e ju - nė doni ta dini, kulaē si tė rusicės s'ka si behėt. I embėl si mjalti edhe i madh sa rrot' e qerres tė Ndriosl Vinte kush desh e merrte nga njė copė edhe gjithė s'kish tė sosur.

Dhe s'mbetej njeri aty pranė mos marrė pak kulaē nga i Rusicės, qė tė mos i behėt rusa nė bark... Sepse, rusa (atje i qoftė!) na ėshtė njė gjė e gjallė, si zhabik a s'di se qysh, me kėmbė shumė e me sytė nė kurriz...

Po hėngre njė thėrrime nga kulaēi i Rusicės, shpėtove nga rusa njė mot tė tėrė! Nė tė ngjaftė gjė e keqe, haj me thuaj mua.

Pa fjalė se ajo gruaja e re nga Ohria, Tanēe a Fanēe a s'di si i thoshin, nuk pat ngrėnė kulaē rusice a pat shpuar me gjilpėrė asaj dite (Zoti na ruajt!) edhe bėri rusė nė bark. Kur i erdhi dita edhe e nxori, iku rusa ndėnė magje si plasja. Po edhe plakat ishin aty! E gjetėn dhe i vunė pėrsiper njė saē tė skuqur, sa u bė hi e shkrumb!

Kur binte mot i thatė e digjeshin misrat nė fushė sa as prifti, as hoxha e as tė dy bashkė s'i mblidhnin retė dot, na thosh neve bota:
— Haj, o ēuna, me ndonje rusicė, qė tė bjerė shi!

Ne s'e bėnim fjalėn dy, se lugėn e kishim nė brez edhe haj! si nė maj, derė me derė.
E tė shikoje atėherė, o i mirė, si errej Krusha pas gjurmės sonė, si gjėmonte e si ia kriste nje shi i trashe sa nje litar, qe gezonte turq e kaure bashke...
E jo mė kotl
Se i thoshin njė kallėp, njė kille misėr!

1944


Mitrush Kuteli, Vepra 2, fq. 176-179
gulv nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju



Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur


Ora nė Shqipėri ėshtė 09:54.

Feja Shqiptare - Kontakt - Kreu
Feja Shqiptare © 2011-2014
vBulletin, Copyright ©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd.