Kthehu   Kreu > Krahinat > Toskėria

Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 15.4.2011, 22:00   #1
Buzulk
shqiptar
 
Anėtarėsuar: 3.2011

Mali i shenjtė i Tomorrit


Mali i shenjtė i Tomorrit
- nga kulti pagan te miti romantik -
JORGO BULO

Nga kulti pagan i majave tė larta, i pėrhapur nė gjithė Shqipėrinė, kulti i malit tė Tomorrit ka mbijetuar nė rrjedhė tė shekujve e tė ndėrrimeve fetare. Duke gėzuar njė prestigj tė veēantė nė botėn shqiptare, ai ka fituar atributin e malit tė shenjtė. Fakti qė ky mal nė gojėdhėnėn popullore, nė periudhėn antike e mesjetare dhe nė letėrsinė romantike pėrfytyrohet si Olimpi shqiptar, besoj se ėshtė dėshmi e njėsisė kulturore ballkanike.

Tomorri ėshtė mali mė impozant nė Shqipėrinė e Jugut. Me majėn mė tė lartė 2416 metra, ai ngrihet vetmitar nė njė rrafshinė pa fqinjė qė ta rivalizojnė dhe zotėron kėshtu pamjen nga tė gjitha pikat e horizontit. Kjo e bėn atė madhėshtor, si e bėjnė tė bukur livadhet malore, e tė frikshėm majat e thepisura shkėmbore, humnerat e thella dhe stuhitė e befasishme. Etnologia angleze Margaret Hasluck, qė u ngjit nė majė tė tij mė 1930, konstatoi midis tė tjerave se pelegrinėt besonin nė njė fuqi tė mbinatyrshme me seli nė atė majė e se betimi pėr Baba Tomorrin ishte mė i fortė se betimi mbi Ungjill ose Kur’an. Kuptohet se ky adhurim ėshtė mbeturinė e kultit pagan tė natyrės, brenda tė cilit kanė mbetur besimet e shqiptarit.

Nė zhvillimet e mėvonshme etno-historike e fetare tė shqiptarėve, substrati pagan u tregua shumė i qėndrueshėm; ai mbijetoi si njė element i vazhdimėsisė sė traditės mitologjike ilire dhe si shprehje e njėsisė shpirtėrore tė tyre. Vendet e peligrinazheve tė epokės pagane dhe ritet pagane mbetėn po ato nė epokat e mėvonshme fetare, ndryshuan vetėm pėrfytyrimet qė lidhen me kėto rite, duke marrė njė veshje kristiane ose islame. Ky evolucion dhe stagnacion njėherėsh ėshtė karakteristik edhe pėr kultin e Tomorrit dhe ritet e pelegrinėve nė nderim tė tij.

Pėr tė ardhur tek ekzaltimi romantik i shekullit XIX, kulti pagan i malit tė shenjtė tė Tomorrit kaloi dy faza, qė iu pėrgjigjėn dy periudhave tė historisė fetare tė shqiptarėve: periudhėn e lulėzimit tė kristianizmit dhe atė tė islamizmit. Por, sikur tė mos ekzistonin kėto dy faza, siē do ta provojmė mė poshtė, letėrsia romantike e Rilindjes shqiptare, u nis nga kulti pagan dhe mbeti te pėrmbajtja dhe pėrfytyrimi i tij primitiv mitologjik. Ajo ēka i shtoi kjo letėrsi kėtij kulti ishte fryma e ekzaltuar e romantizmit nacional.

Pėr tė kuptuar ēka u tha duhet tė hapim kėtu njė parantezė tė shpejtė. Deri nė fund tė shek. XV, kur ra kėshtjella e fundit e rezistencės shqiptare, feja e shqiptarėve ishte krishtėrimi. Ata i pėrkisnin ritit katolik dhe ritit ortodoks. Pas vendosjes sė sundimit osman nė shek. XV, nisi procesi i islamizimit tė popullatės vendėse. Nė shek. XVII, 70% e shqiptarėve ishin kthyer nė besimin islam. Gjatė shek. XVIII njohu njė pėrhapje relativisht tė gjerė nė Shqipėri bektashizmi. Kėshtu qė shqiptarėt erdhėn nė epokėn e lėvizjes sė tyre nacionale tė ndarė nė katėr grupe fetare. Ata paraqiteshin tanimė si katolikė e ortodoksė nė minorancė dhe si myslimanė e bektashinj e synitė nė mazhorancė.

Fati i kulteve pagane dhe i vendeve tė kėtyre kulteve nė Shqipėri ėshtė i lidhur me historinė fetare nė kėto treva. Sot nė Tomorr praktikohet kulti bektashi, por midis kėtij tė fundit dhe atij tė parit, kultit pagan, qėndron kulti i fesė qė ndan kėto dy periudha fetare, pra kulti i krishterė. Kėtė nuk e dėshmon vetėm tradita gojore pėr ekzistencėn e Kishės sė Shėn Mėrisė nė mal tė Tomorrit dhe pėr peligrinazhin e besimtarėve ortodoksė mė 15 gusht, ditėn e Shėn Mėrisė sė gushtit. Edhe nė maja tė tjera, nė veri, nė qendėr dhe nė jug tė Shqipėrisė, si nė majėn e Gjallicės e tė Pashtrikut, nė Shėn Llesh tė Krujės dhe nė majėn e Kėndrevicės sė Kurveleshit, pelegrinėt e krishterė festojnė po nė mes tė gushtit festėn e Shėn Mėrisė. Duke mos dashur ta thyejnė kėtė vazhdimėsi, bektashinjtė qė kanė pėrvetėsuar tė paktėn njė shekull e ca mė parė kultin e Tomorrit, e organizojnė pelegrinazhin nė majė tė tij po mė 15 gusht tė ēdo viti. Nė kėtė pelegrinazh nuk do tė merrnin pjesė, si marrin edhe sot, as synitė, as tė krishterė, sikur ky kult tė mos lidhej me njė traditė tė lashtė parafetare.

Po sipas M. Hasluck bektashinjtė e pranojnė se kanė zėvendėsuar njė kult shumė mė tė vjetėr. Ata i besojnė gojėdhėnės se Haxhi Babai, duke parė pelegrinė qė ngjiteshin nė Tomorr ēdo mes gushti pėr t’iu falur njė hyjnie pagane, shkoi nė Qerbela, mori njė dorė dhe nga varri i vėrtetė i Abas Aliut, e hodhi nė majė tė Tomorrit dhe e konsakroi atė si varrin e dytė tė shenjtorit. Burime tė pavėrtetuara bėjnė fjalė pėr njė tyrbe tė vitit 1620 kushtuar heroit tė Qerbelasė, kurse teqeja bektashiane ėshtė ngritur mė 1916.

Nga gjithė ky trashėgim pagan dhe postpagan, shkrimtarėt e Rilindjes Kombėtare ruajtėn bėrthamėn pagane dhe iu referuan admirimit gati mistik tė ndėrgjegjes popullore pėr kultin e malit nė fjalė. Me kėtė lėndė ata ndėrtuan mitin romantik tė malit tė Tomorrit, nė frymėn e idealeve patriotike.

Pėr shkollėn e romantizmit shqiptar tė shekullit XIX, qė u pėrftua nėn ndikimin e fuqishėm tė lėvizjes mendore e politike pėr ēlirim nacional nga zgjedha osmane, poetizimi i traditave historike dhe evokimi i sė kaluarės heroike legjendare, fitonte pėrparėsi tė veēantė. Kjo ishte rruga e afirmimit tė identitetit kombėtar tė shqiptarėve si banorė tė lashtė tė gadishullit. Por ky ishte edhe njė argument i njėsisė sė tyre shpirtėrore e kulturore. Feja, qė pėr popujt e tjerė tė gadishullit ishte njė faktor integrimi kombėtar, pėr shqiptarėt e ndarė nė disa besime ishte njė faktor disintegrimi. Nė kėtė mes nuk duhet harruar edhe fakti qė fetė e ndryshme nė Shqipėri ishin edhe pėrēuese ndikimesh tė huaja politike e kulturore. Duke mos qenė tė bashkuar rreth njė kishe, shqiptarėt duhet tė ishin tė bashkuar rreth njė miti kombėtar. Shkrimtarėt romantikė kėtė mit e krijuan me lėndė historike kur evokuan shekullin e qėndresės shqiptare qė lidhet me emrin e Gjergj Kastriotit, Skėnderbeut. Por e krijuan dhe me lėndėn e legjendės e tė besimeve tė lashta popullore, kur poetizuan kultin e Tomorrit.

Pėr t’i dhėnė prestigj shkencor e thellėsi historike kėtij miti ata iu referuan trashėgimit antik. Toponimin Tomaros ose Tamari a Tmari qė del te Straboni dhe te Plini Secundi (Talar) si mal pranė Dodonės, pra si mal i Shenjtė, ata e lidhėn pa asnjė mėdyshje me Tomorrin e Shqipėrisė. Kėshtu kulti i Tomorrit u shndėrrua nė kultin e malit ku ka selinė perėndia e lashtė e shqiptarėve. "Shqiptarėt e moēėm, - shkruan poeti kombėtar Naim Frashėri, - besoninė Hyjninė, dhe nė malt tė Tomorrit ish falėtore e ti, qė thuhej Dodonė". (Do flas rreth kėtij paragrafi mė poshtė - Drini)

Ky kult nacional i shqiptarėve nė letėrsinė romantike u kthye nė njė kult poetik tė cilit iu drejtuan shumica e shkrimtarėve romantikė si K. Kristoforidhi (1830-1895), Naim Frashėri (1846-1900), A. Z. Ēajupi (1866-1930), Asdreni (1872-1947), H. Mosi (1885-1933), N. Mjeda (1866-1937), etj.

K. Kristoforidhi, themeluesi i prozės moderne shqiptare, shkrimtari qė solli nė shqip Dhjatėn e Re dhe shumicėn e shkrimeve tė shenjta, njėrit prej rrėfimeve tė tij mė tė bukura, Gjahu i malėsorėve (1884) i vė si nėntitull Hieja e Tomorrit, d.m.th. sipas etimologjisė qė jep ai, Perėndia e Tomorrit. Kjo prozė evokon perėndinė pagane tė shqiptarėve si mbrojtėse tė tyre qysh nga kohėt kur, si shkruan autori, Krishti e Muhameti nuk kishin ardhur nė botė.

A. Z. Ēajupi pėrmbledhjen e tij mė tė rėndėsishme poetike e titulloi "Baba - Tomorri" (1902). Vjersha me tė njėjtin titull e kėsaj pėrmbledhjeje ėshtė ndėrtuar si njė dialog poetik midis autorit dhe baba Tomorrit qė ėshtė personifikuar si dėshmitar i ndodhive historike tė shqiptarėve dhe si njė orakull qė parathotė tė ardhmen e kombit.

Nė poezinė e Naim Frashėrit, poeti mė i madh kombėtar i shqiptarėve, tradita pagane e kultit tė Tomorrit u rigjallėrua nė njė sfond mitologjik si Olimp i shqiptarėve dhe si seli e zanave tė maleve. Ky element i fundit paraqet interes tė veēantė si njė figurė tradicionale mitologjike e trashėguar nga lashtėsia ilirike. Sipas Ēabejt, nga njė "interpretatio latina", Zana, nuk ėshtė veēse Diana iliro-romane, qė nė shqip dha Zana e nė rumanisht Zina. Kėtė personifikim tė bukurisė dhe tė trimėrisė, mbrojtėse tė maleve, figurė tipike pėr mitologjinė pagane tė trevave veriore, poema e Naimit "Bagėti e bujqėsia" (1886) e ka sjellė nė mal tė Tomorrit dhe e ka thirrur si "perėndi e ligjėsisė" (e ligjėrimit). Mbetet e diskutueshme nėse kjo neologjizėm e Naimit lidhet me trajtėn Zėrė (Zana) qė haset nė Jug tė Shqipėrisė, dhe qė ėshtė njė dėshmi pėr njėsinė shqiptare. Po kėtu ėshtė rasti pėr tė vėnė nė dukje se poetizimi i Tomorrit si seli e muzave tė maleve ėshtė nė funksion jo vetėm tė krijimit tė mitit romantik pėr malin e shenjtė tė shqiptarėve. Poeti i lutet zanės tė mbrojė fusharakėt si edhe malėsorėt, dhe kjo i jep Tomorrit atributin e simbolit tė unitetit kombėtar tė shqiptarėve.

Besoj se rasti i kultit tė Tomorrit nė letėrsinė romantike shqiptare ėshtė njė dėshmi e plotė e rolit qė kanė lojtur kultet pagane ose fetare tė popujve ballkanikė pėr ndėrtimin e miteve dhe tė simboleve tė tyre kombėtare.

-=-=-=-=-=-=-=-

Citim:
pelegrinėt besonin nė njė fuqi tė mbinatyrshme me seli nė atė majė e se betimi pėr Baba Tomorrin ishte mė i fortė se betimi mbi Ungjill ose Kur’an. Kuptohet se ky adhurim ėshtė mbeturinė e kultit pagan tė natyrės, brenda tė cilit kanė mbetur besimet e shqiptarit.

Nė fakt bėhet fjalė pėr fuqinė e Zojsit (Zeusi nė dialektin ēam = Zoti), dhe shkrepėtimave qė krijonin vetėtimat nė malin e Tomorrit. Etimologjia e fjalės Tomorr nga Aristidh Kola pėrket me fjalėn Tėmarr = tė mirat, pra pelegrinėt shkonin nė maj tė malin ku ishte edhe faltorja qė tė dėgjonin lajmet e mira tė Zojsit, ose Zotit.

Pėr paragrafin qė shėnova mė sipėr desha tė prekja Dodonėn si vėnd. Dodona ėshtė kryeqėndra dhe faltorja e parė e Zojsit, mė e lashta qė njihet gjeri mė sot dhe qė pėrmėndet edhe nga Homeri si Dodona pellazge. Kjo faltore sot gjėndet shumė pranė Janinės, nė Toskėrinė e jugut, pra tej kufirit jugor tė Shqipėrisė. Ndėrsa mali i Tomorrit ishte veēse njė zhvendosje e mėtjeme e faltores sė Dodonės, dhe nė fakt, mali i Tomorrit pėrmėndet edhe si faltorja e dytė e Zojsit = Zotit = Zeusit.

Mė tej pėrmėnden edhe Zanat mė sipėr nė shkrimin e Bulos. Pėr mendimin tim, ato pėrkojnė njėlloj sikur Athina qė lindi nga koka e Zojsit. Athina nė fakt, ėshtė thjeshtė e-thėna qė dilte nga pema e dushkut nė Dodonė. Aty thuhet sipas Homerit, tė prehej njė pemė dushku nė mes tė fushės sė Dodonės. Kjo zonė, nga ana gjeografike ka shumė rryma ajrore, dhe fėrkimi i i Erės(*) me degėt e pemės sė dushkut qė ndodhesh aty, formonte tinguj dhe zėra qė banorėve suljot u ngjajtėn si fjalėt e Zotit = Zojsit. Pra thuhet edhe nga mitologjia qė Athina = E-thėna lindi nga koka e Zojsit, dmth nga kurora e pemės sė dushkut. Sot thonė se ka akoma njė pemė dushku nė Dodonėn e parė, megjithėse Pirroja ndėrtoj edhe njė amfiteatėr nė atė vėnd, pėr tė nderuar faltoren e Zojsit. Zana pėr mendimin tim ėshtė fjala zėri, zėra pra zana nga mynyra gegnishte e tė thėnit, dmth njėlloj si e-thėna.

Era*, pėrket me zonjėn e stuhisė Hera nė mitologji, me atė yjnesh qė ishte edhe gruaja mė e afėrt e Zojsit. Pra, si mund tė bėnte pema e dushkut tė krijonte tinguj pa fuqinė e Herės?

Tė gjitha kėto lidhje me mitologjinė helene nė saj tė shqipes nėnkuptojnė se ky kult i malit tė Tomorrit nuk ėshtė thjeshtė diēka e rastėsishme. Shqiptarėt e tė gjitha feve gjejnė lidhje mes tyre nė saj tė kulteve tė kėtij lloji, dmth nga kultet e baballarėve tė tyre. Kulti i malit tė Tomorrit na tregon haptaz dhe na vėrteton faktin se shqiptarėt janė pasardhėsit e drejtė-pėr-drejtė tė pellazgve, dhe se janė ata qė ruajnė sot e kėsaj dite "nėnvetėdijshėmi" besimet e helenėve tė lashtė. Helenėt nuk ishin gjė tjetėr veēse njė fis pellazgė sikur dardanėt, taulantėt, etj etj.

Njė gjė tjetėr qė kam lexuar sė fundi dhe qė mė ka ēuditur shumė ėshtė pėr shqiponjėn dhe simbolizmin e saj. Pėr ata qė i faleshin diellit dodon, shqiponja simbolizonte diellin. Pra, prejnga e marrim edhe ne emrin shqiptarė, duke qėnė njėrėz qė besojmė mė shumė nė Zot sesa nė fe, dmth "feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria," frazė kjo jo e rastėsishme. Mė tej, Kostantini i Madh, perandori romak me gjak iliro-dardan nga Nishi, ishte ai qė e ligjėroj krishtėrimin nė perandori. Thonė se ai shikonte dhe i luteshe diellit mė parė se edhe vetė tė konvertoheshe nė tė krishterė. Dhe jo mė rastėsisht, ai si krijues i kryqėndrės sė dytė tė prerandorisė, pra duke e quajtur me emrin e tij Kostantinopojė, pėrdori shqiponjėn dykrenare nė mynyrė qė ta mbante tė lidhur perandorinė romake, dhe pėr tė thėnė se megjithėse perandoria ka dy qėndra (dy koka), ajo ka njė trup tė vetėm. Pse shqiponja nė ktė mes? Sepse shqiponja ėshtė simboli i diellit, pra i Zotit, dhe nė atė kohė tė ishe perandor, do tė thoshte tė ishe edhe Zot i perandorisė. Nė fakt pjatat artizanale na paraqesin edhe Zojsin me shqiponjėn si bijėn dhe plotėsuesen e dėshirave tė tij.

Po Skėndėrbeu dhe familja Kastrioti ē'ne me shqiponjėn si simbol? Po Dukagjinasit pse po kėshtu? Pse na lajmėroj Skėnderbeu kur u kthye duke na thėrritur neve shqiptarė, dhe duke e ngritur lartė ktė flamur me shqiponjė? Ai ishte edhe unit, pra ishte pėr bashkimin e dy qėndrave tė krishtėrimit. Dmth shqiponja dykrenare pėrbėnte simbolozimin e Zotit, meqėnėse krishtėrimi ishte i ndarė nė dy qėndra. Mendoj se Skėnderbeu e dinte tė fshehtėn e shqiponjės, si vetķ qė ka si kafsh, dhe se ēfarė simbolizonte ajo pėr baballarėt tanė.

Mali i Tomorrit? Shumė tė fshehta mban, shumė gjėra pėr tė dėgjuar ka aty. Shpresoj qė njė ditė tė shkoj dhe ta ngjis atė mal, sikurse tė shoh edhe Dodonėn pranė Janinės. Asdreni nė hymnin tonė kombtar ka bėrė njė varg qė thotė "se Zoti e tha vetė me gojė, se kombe shuhen pėrmbi dhe, por kombi jonė do tė rrojė." Mos vallė e ka fajlėn pėr E-thėnėn, ose tė thėnat e faltores sė Dodonės (pemės sė dushkut) apo Tėmarr = tė mirat e malit tė Tomorrit? Apo ishin Zanat e malit?... Qėkur Zoti e tha vetė me goj
Buzulk nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.10.2012, 18:54   #2
mbrothėrs
Super Moderator
 
mbrothėrs
 
Anėtarėsuar: 10.2012
Mali Tomorr, vepėr e anglit Ed'uėd Lliėr(Edward Lear), 1848
Bashkėngjitur
Tok mbi ndrisė pėr pėrmasat origjinale

Emri:	Mali Tomorrit,  Edward Lear, 1848.jpg
Shikimet:	231
Madhėsia:	129,2 KB
NNJ:	177  
mbrothėrs nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju



Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur


Ora nė Shqipėri ėshtė 03:37.

Feja Shqiptare - Kontakt - Kreu
Feja Shqiptare © 2011-2014
vBulletin, Copyright ©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd.