Kthehu   Kreu > Krahinat > Sharri

Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 31.3.2011, 12:59   #1
lulebora
shqiptar
 
lulebora
 
Anėtarėsuar: 3.2011
Vendndodhja: Vėrmicė

Gora, dėshmi nga traditat e malėsisė shqiptare


E tillė ėshtė edhe zona e Gorės. Natyra, historia dhe trashėgimia e pasur materiale e shpirtėrore ėshtė shumė interesante. E pėr mė tepėr nisur nga pozicioni i saj gjeografik. Sot kjo zonė ka mbetur mes trekėndėshit Shqipėri-Kosovė-Maqedoni. Pėr vite me radhė identiteti i kėsaj popullate ėshtė vėnė nė pikėpyetje. Kanė qenė tė shumta pėrpjekjet serbe, qė kanė vazhduar deri nė ditėt e sotme pėr ta cilėsuar popullsinė e kėsaj zone me prejardhje serbe. Pikėrisht historia e kėsaj treve, por edhe njė varg elementėsh tė kulturės, banesa karakteristike, veshjet popullore, kėngėt, valllet, dasmat, doket e zakonet qė ruhen edhe sot ndėr banorė, e ka shtyrė historianin kosovar Parim Kosova t'i kushtojė njė libėr.

Nė fakt ėshtė mė tepėr njė dėshmi. Njė libėr-album me foto mjaft tė vjetra e tė rralla. Parim Kosova, aktualisht pėrgjegjės i Kompleksit Monumental tė Lidhjes Shqiptare tė Prizėrenit, ka kaluar nga njė histori e shkurtėr, nė pėrshkrimin e traditave tė veēanta tė kėsaj zone nė njė ilustrim tė gjatė fotografik.

Janė foto tė vjetra qė ai i ka mbledhur nga njerėz tė thjeshtė dhe studiues. Veēanėrisht ėshtė ndalur nė pasqyrimin e tė gjitha varianteve nga veshja tradicionale e popullatės tė kėsaj treve gjatė shek XX. Pėr tė "rivlerėsimi dhe valorizimi i asaj qė ka mbetur sot nė Gorė, duke i sistemuar do t'u jepte atyre vlerėn universale tė trashėgimisė. Gora pėrbėhet nga 31 fshatra, 20 nė territorin e Prizėrenit, 9 nė territorin e Kukėsit dhe 2 tė Tetovės. Bashkė me Opojėn quhen nėnkrahina tė Lumės.

Pėrmes tyre mund tė ndjekėsh ehe historinė e kėsaj treve. Disa prej tyre janė mjaft tė vjetra, gjė qė dallohet edhe nė vijat e palosura nga koha. Mes tyre gjen foto tė shumta tė banesave, mė sė shumti tė ulėta, tė ndėrtuara me gurė dhe tė mbuluara po me rrasa guri. Tė tilla shfaqen edhe kafeēajtoret. Tė shumta janė edhe foto e xhamive, objekte e kultit tė ngritura qė herėt nė kėtė zonė. Ndėrsa foto tė tjera dėshmojnė pėrditshmėrinė dhe zakonet qė ndiqen me pėrpikmėri. Mjaft interesante janė foto e dasmėve, ritualit tė shkėmbimit tė shenjave, tė krushqėve qė shkojnė tė marrin nusen, foto tė nuseve me duvak. Tė gjithė janė tė veshur me kostumet popullore. Nė mjaft prej tyre shfaqet edhe veshja qė dallonte gratė e martuara nga ato tė fejurat apo tė sapomartuarat.janė njė sėrė fotosh, ku veshjet popullore dallojnė nga njė fshat nė tjetrin. Nė to gjenden edhe dėshmi tė rituale tė hershme. Tė tilla janė synetlliku. Ku djaloshi qė do tė bėhej synet shėtitej nė tė gjithė fshatin. "Ēdo lindje e fėmijės pėrcillet me njė gaz tė veēantė".

Nė kėtė krahinė, pėr kėto raste ftohen tri herė tė afėrmit dhe gostiten me specialitete nga kuzhina vendore.

Ritet
Nė kėtė krahinė qė herėt janė praktikuar edhe veprimtari sportive. Mė tė njohurat kanė qenė vrapimi i kuajve dhe pehlivanėt(mundėsit). "Vrapimi i kuajve ka qenė sport i pėrhapur. Te dasmat e familjeve tė pasura mbaheshin edhe garat me vrapime me kuaj. Tri vendet e para shpėrbleheshin me dhurata. Vendi i parė shpėrblehej me njė ka, dash ose dele. I zoti i dasmės, te brirėt e e kaut dhe tė dashit lidhte njė shirit me njė monedhė ari.

Po kėshtu mjaft i pėrhapur ka qenė edhe sporti i mundjes-pehlivanllėk. E veēanta e kėtij sporti ėshtė se garuesit lyhen me vaj. Nė librin e tij Kosova shkruan se "Kjo trevė ka dhėnė pehlivanė tė shumtė. Kėta mundės shkonin nė gara nė tėrė hapėsirėn e Perandorisė Osmane. Pehlivanėt mė tė shkathėt i ka mbajtur fshati me ushqim". Nė kėtė trevė gjenden edhe festa me rite dhe zakone arkaike qė mbahen nė vende kulti qė nuk janė ndėrtesė, por nė natyrė, te njė rrap i moēėm, rrafshnaltė ose ndonjė gur i veēuar. Ashtu siē dėshmohet edhe me foto, nė fund tė qershorit nė trevėn e Gorės fillon festa e quajtur Xhamballa. Kjo festė ėshtė e tė rinjve beqarė. Natėn e caktuar fillon ceremonia me vallėzim e shoqėruar me lodra.

Ndėrprerja bėhet nė agim ku tė rinjtė shkojnė e falen nė xhami ku edhe luten qė tė martohen me vajzėn qė simpatizojnė. Sipas Kosovės ky rit sot ruhet vetėm nė fshatin Hėzlipotok, por ka humbur shumė nga origjinaliteti. Po kėshtu autori flet edhe pėr ceremoninė e fejesės dhe dasmės. Kėto ceremoni kėrkon njė angazhim tė veēantė nga tė afėrmit e tė dyja palėve. Po kėshtu studiuesi prek edhe kėngėt e vallet e kėsaj treve, pėr tė cilat shprehet se "nuk kanė asnjė elemnt sllav. Tė gjitha tekstet e muzikės gorane janė tė ngjashme me ato tė fshatrave tė krahinave tė Lumės e Opojės, Kosovės etj". Nė kėtė libėr preken me hollėsi edhe shumė pasuri tė tjera shpirtėrore qė nė ditėt e sotme ose kanė humbur, ose gjenden tė shpėrfytyruara.

Oliverta Lila : Gazeta Shqiptare
lulebora nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju



Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur


Ora nė Shqipėri ėshtė 04:24.

Feja Shqiptare - Kontakt - Kreu
Feja Shqiptare © 2011-2014
vBulletin, Copyright ©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd.