Kthehu   Kreu > Krahinat > Pollogu

Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 31.3.2011, 13:32   #1
Paion
shqiptar
 
Paion
 
Anėtarėsuar: 3.2011

Kulti i gurit


KULTI I GURIT NDĖR SHQIPTARĖT E MAQEDONISĖ

Nė viset ku banojnė shqiptarėt etnik tė Maqedonisė njė vend tė veēantė zė dhe kulti i gurit. Nė kėtė punim tė shkurtėr pėrshkruhen besimet e njerėzve nė cilėsinė magjike tė gurit, ritet qė kryhen me gurė si dhe atributet e tjera qė i pėrshkruhen gurit. Disa na duken se gjer mė sot nuk janė vėnė re nė qenėsinė e tyre dhe mund tė paraqesin risi dhe nxitje pėr kėrkime tė tjera shkencore. Kėtė punim “Lobi” do ta botojė nė dy vazhdime.

Edibe SELIMI – OSMANI

Me gurin ėshtė e lidhur tėrė jeta e shqiptarėve, nga lindja deri nė vdekje. Guri nė mitologji tė shumė popujve ėshtė element i rėndėsishėm dhe shumė arkaik. Te shqiptarėt fjala shqipe gur dokumentohet nė tekstet biblike, nė njė lashtėsi marramendėse 29 shekullore, pra pėrpara 2900 vjetėve. Kjo ėshtė dėshmia mė e vjetėr e njė fjale nė gjuhėn shqipe qė ekziston deri mė sot. (Moikom Zeqo, “Mes Laokontit dhe Krishtit”, Onufri, Tiranė 2000,f.35-37).

Petro Zhej fjalėn gur e konsideron njė nga fjalėt mė tė lashta tė njerėzimit. Ėshtė njė fjalė qė e kanė patur pellazgėt, qė e kanė trashėguar ilirėt dhe qė ėshtė akoma njė fjalė e gjallė vetėm te njė popull nė botė, te shqiptarėt. Madje, fjala gur, fjalė njėrrokėshe, hyn te fjalėt e para tė njerėzimit dhe me konceptin e gurit lidhet edhe subjekti kozmogonik apo miti i Deuklaonit dhe gruas tė tij Pyrras qė, pėr tė krijuar njerėzimin, hodhėn prapa shpine eshtrat e tokės, pra gurėt. Nga gurėt qė hodhi burri lindėn burra dhe nga gurėt qė hodhi gruaja lindėn gra. (Petro Zhej, ”Shqipja dhe sanskrishtja” ,Tiranė 1996, f.27).

GURI SIMBOL I FORCĖS, QĖNDRUESHMĖRISĖ, I PANDRYSHUESHMĖRISĖ

Edhe nė fetė monoteiste guri respektohet pėr arsye tė prejardhjes sė tij nga qielli sidomos nė biblėn hebraike, nė Dhiatėn e vjetėr dhe nė besimin islamik-guri i zi i Qabes nė Mekė. Sipas Biblės, vetė Perėndia i ka shkruar nė dy rrasa guri dhjetė urdhrat e tij, qė ia ka dhėnė Moisiut, kurse atyre duhet t’u pėrmbahet njerėzimi. (Mark Krasniqi “Aspekte mitologjike besime e bestytni”. Prishtinė, 1997, f.225).

Disa autorė dhe studiues tė tjerė shkruajnė se ēėshtja e kultit apo e mitologjisė ėshtė ēėshtje shumė komplekse. Sipas shpjegimit mitologjik edhe Mitro lindi nga shkėmbi. Kur ritet vijnė nė kundėrshtim me gjarpėrin Mitra e vret demin e shenjtė dhe nga trupi dhe gjaku i tij lindėn kafshėt dhe bimėt e dobishme.

Bindja e nderimi i shqiptarėve ndaj gurit ėshtė i pėrhapur edhe nė traditėn pagane nė trojet shqiptare tė Maqedonisė. Njė studim tė veēantė kultit tė Gurit i kushtoi edhe Dr. Qemal Murati, i cili shkruan: “Nė traditėn pagane tė truallit shqiptar nė Maqedoni njė vend me rėndėsi tė veēantė zė dhe kulti i gurit pėr tė cilin dėshmojnė po kėshtu njė varg emėrtimesh dhe ceremonish qė lidhen me gurė tė shenjtė nė truallin e kėtyre lakadredhave gjeografike. Guri pėrdoret shpeshherė edhe si emėr personal,khs.Guri Madhi - piktor i shquar shqiptar, dhe si mbiemėr familjar Pėllumb Guri “Gjur xhaku” gurė i goditur nga rrufeja apo lloj guri tjetėr me ngjyrė si nė tė pėrhimtė. Lėngu i fėrkuar me ujė nga ky gur, u jepet kafshėve kur marrin plagė tė rėnda. “Gratė e pafat qė nuk kishin fėmijė, nė fshatin Tuhin tė Kėrēovės shkonin t’i luten me anė tė magjive - shkojnė edhe sot te Gjuri i Gjepit, si dhe te Guri i Panaxhyrit, te Gjuri i Elbnojve…” (Dr.Qemal Murtati, “Kėrēova nė traditat e saj tė vjetra” botoi Asdreni,Shkup 1966,f.96.)

Bestytnitė e kėtilla qė lidhen me gurin paraqesin njė element tė trashėguar, tė lashtė, tė ngritur nė kult te popullsia shqiptare vendėse, tė ruajtur edhe sot e kėsaj dite. Njė dėshmi tė tillė na sjell edhe Mr. Izaim Murtezani nga treva e Dervenit tė Shkupit. Ai shkruan se ritet me gurin bėjnė pjesėn qėndrore tė manifestimeve tė verės. Njė javė para Ditės sė Verės tė gjithė fėmijėt e fshatrave dalin nė vendet e tyre tė caktuara. Grumbullojnė gurėzit nė formė tė vezės pėr t’i vendosur nėpėr degėt e thanave. Numri i gurėzve tė tubuar duhet tė jetė nė proporcion me numrin e anėtarėve tė familjes. Gurėzit gjatė grumbullimit nuk duhet tė qėndrojnė me ndonjė pjesė tė tyre nė brendi tė tokės, por lirshėm mbi tė. Ēdo gur i futur me njė pjesė tė tij nė brendi tė tokės paraqet mundėsi latente tė vendosjes sė kontaktit me forcat tektonike dhe nė kėtė mėnyrė ekziston mundėsi potenciale e prishjes sė efektit magjik. Duhet theksuar se ky rit nė esencėn e tij ngėrthen nė mėnyrė mė tipike botėkuptimin animist qė ka arritur i padėmtuar deri nė ditėt e sotme dhe ka ruajtur nė mėnyrė autentike vlerat themelore tė tij. (Mr.Izaim Murtezani “Simbolika e riteve tė Ditės sė Verės”, “Flaka” 15 maj 1996 f. 11.)

Duke patur njė funksion mbrojtės magjik nė fatin,shėndetin dhe jetėn e njeriut, guri pėrdoret shpesherė nė disa veprime magjike nė shumė ceremoni ku populli beson se do tė gjejė shėrim, se do ta largojė tė keqen, sėmundjen, syrin e keq, shpreson qė do t’i sigurohet shėndeti, trashėgimia e tė tjera.

Pafuqia e njeriut pėrballė fuqive tė natyrės dhe prej kėndej besimet e kota bėnė qė tė lindin njė sėrė ritesh me anė tė tė cilave njeriu pėrpiqet tė ndikojė mbi forcat misterioze, qė kėta gjatė vitit t’ia sjellin mbarė punėn dhe shtimin e pasurisė nė shtėpi.

Zonat e thella malore e kanė mitologjinė dhe etnologjinė mė tė pasur e mė tė freskėt, traditėn mė tė ruajtur prandaj materiali ėshtė shėnuar mė shumė nė kėto vise. Me tė drejtė zonja Edith Durham thotė se guri nė besimet e malėsorėve ėshtė mė i rėndėsishėm dhe vjen i pari. (EdithDurham Brenga e Ballkanit dhe vepra tė tjera pėr Shqipėrinė dhe Shqiptarėt f.144.)

DISA RITUALE QĖ KRYHEN ME GURIN

Nė stinėn e pranverės kur fshatarėt dėgjojnė pėr tė parėn here qyqen, shpejtojnė tė gjejnė njė rrasė guri.Gurin e venė mbi kokė duke shqiptuar fjalėt “Kreja ime gjur, kreja jote ēull, t’munda”. Njė rit tė ngjajshėm e hasim nė fshatin Kalisht tė Gostivarit, ku njerėzit posa dėgjojnė qyqen bėrtasin duke kėnduar: “Mi marsh dhejmtat/ mėrzijat ē’i kom”. Gurin e hudhin mbas shpine. Sapo dėgjojnė bubullimėn e parė nė pranverė, malėsorėt shpejtojnė ta mbėshtetin shpinėn pėr murin e ndėrtuar me gurė. I zoti i shtėpisė, nė stinėn e pranverės, kur i sosėn drithėrat, ai rrokullis njė gur sa grushti nė hambar ose kosh dhe thotė: “N’mot ma shaum bereqet Zoti dhashtė “.

Kėto rite qė ndėrlidhen me gurin janė tė shumta dhe s’mund tė pėrfshihen nė njė punim tė kėtillė.

Pėr vajzėn qė bėhet nuse, vajzat e fshatit mbushin ujė nė kroin e fshatit, ndėrkohė qė nė krua tentojnė qė tė gjejnė njė gur, tė cilin e fusin nė kuti, kurse me kėtė ujė lahet vajza. Konsiderohet se ėshtė keq tė humbasė ky gur, i cili ruhet nė fund tė arkės (ēekmexhes), e cila shfrytėzohet pėr ruajtjen e gjėsendeve me vlerė. Besohet se ky gur nusen do ta mbroje nga tė ligat dhe magjitė eventuale.

Nė Malėsinė e Tetovės dhe tė Gostivarit ėshtė zakon qė fėmijėt disa herė tė hudhin me gurė pas vajza-nuse qė del nga shtėpia dhe qė niset me krushqit, njėherit duke ia pėrmenduar asaj emrin. Besohet se nė tė ardhmen bija e tyre do tė ketė shėndet dhe jetė tė mbarė familjare.

Nė fshatin Gurgurnicė dhe Sallarevė tė Tetovės kur dhėndrit i hiqen flokėt ai ulet mbi njė gur qė jeta t’i shkojė mirė dhe fortė. Edhe kurbetēiu kur niset pėr tė parėn herė nė kurbet tė afėrmit e pėrcjellin deri te shkėmbi i caktuar i fshatit. P.sh nė fshatin Novo Sellė deri te “Kepi i Grave”. Kur personi vazhdon rrugėn, tė afėrmit ulen mbi gurė. Pasi ai bėn disa hapa pas kurbetēiut hudhet me gurė duke pėshpėritur fjalėt: “Tėt shkoje oudha, gurbeti, mbar,t’kesh shėndet”.(Edibe Selimi Osmani, »Disa kėngė e rite tė Ditės sė Verės nė fshatin Gurgurnicė tė Tetovės«, Vlera Tetovė,nr.2,1995, f.31.)

Kur femrat shkojnė pėr tė parėn herė tė korrin tė lashtat ato marrin gjatė rrugės njė gur, tė cilin e lidhin nė shami. Sa fillojnė me korrjen ato e lidhin shaminė pėr beli duke pėshpėritur tri herė fjalėt: “Mjedisi jot ēull, mjedisi im gur. Mjedisi im u boft gur, gruni n’ēull”. Besimtarėt japin dy shpjegime: pėr tė lehtėsuar lodhjen; nė rastin tjetėr tė jenė tė fortė e tė shėndetshėm gjatė vitit dhe mos ndjejnė dhembje beli. (Po aty)
Paion nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 31.3.2011, 13:33   #2
Paion
shqiptar
 
Paion
 
Anėtarėsuar: 3.2011
GURI ME BIRĖ QĖ KRYEN VEPRIME MAGJIKE


Gurėt e Kultit tė veēuar nė natyrė populli i quan “Guri i xhallė”. Nė disa gur me birė kryhen rite tė veēanta pėr shėrim pėr mbarėsi, pėr fat nė jetė. Nė kėto gurė kryhen veprime magjike nga femra moshash tė ndryshme dhe janė tė rrallė rastet kur te kėta pelegrinazhe i takojmė edhe meshkujt, tė cilėt, gjatė veprimeve magjike, kalojnė nėpėr zgavra. Nė zgavrat dalėse i gjithė trupi i personit bie nė kontakt me gurin. Veprimet kryhen tri tė enjtet para Shėn Gjegjit. Besimtarėt i drejtohen gurit tė shenjtė pėrmes lutjeve, dhuratave e riteve tė ndryshme. Gratė, sterile apo shtatėzėna, kėrkojnė ndihmė dhe besojnė se nėpėrmjet veprimeve magjike do tė gjejnė shėrim, respektivisht do tė mbeten shtatzėna. Tė tjerat luten qė tė kenė fėmijė jetėgjatė, ndėrsa vajzat dhe djemtė beqarė fat nė martesė.


Kultin pagan nė gur e hasim edhe nė disa fshtra tė Shkupit si “Guri i Xhallė” nė fshatin Moranė tė Karshiakės (Shkup) dhe “Gjuri Vėrtakicės” 2-3 kilometra mbi fshatin Studeniēan (Shkup). Aty shkojnė gratė qė nuk u rrojnė fėmijėt, pėr ēka flet dhe atributi “ i gjallė” qė mban ky gur. Pastaj, nė viset e Tetovės dhe tė Gostivarit te “Guri i Grave” dhe “Gurra Llapoush” (Simnicė, Gostivar) fillohet me rite, duke pėrfunduar gjithēka mbi rrėnojat e manastirit “Manastiri ka Panjat”. Gjithashtu kemi edhe emėrtime tė tjera sikurse “Gjuri i Shpuem” (Leshnicė e Epėrme, Tetovė). “Guri i Sokolecit” (Kalisht, Gostivar). Tė moshuarit e kėtij fshati thonė se nė afėrsi tė vendit tė pelegrinazhit ka ekzistuar njė manastir, ku ende shihen shenja tė gurėve tė themelit tė kėtij objekti kulti, por nuk mbahet mend emėrtimi i manastirit. Ka mundėsi qė guri i kultit aty, me ato atribute, tė jetė shumė mė i lashtė nga koha kur qenė bėrė kishat. Kishat do tė jenė ndėrtuar pikėrisht pranė kėtyre gurėve tė shenjtė tė kohės sė paganizmit. Kėta gurėz-pelegrinazhi, duhet tė jenė me zanafillė shumė tė lashtė, nga kulti pagan, qė me kalimin e kohės janė krishterizuar apo islamizuar. (Edibe Selimi-Osmani, “Rite e besime popullore nė viset eTetovės dhe tė Gostivarit”,Shkup,1997,f.109-121)


Me kėtė konstatim janė analoge edhe tė dhėnat e G.Frejzerit, M.Eliade, E-Z Isambert etj. Nė vise tė ndryshme tė Europės ka pasur gurė e shkėmbinj tė kultit pagan e pranė tyre janė vėnė kisha, diku altarė ose kryqe duke i krishterizuar ato.( Mark Tirta, “Kulti i gurit ndėr shqiptarėt”, Gjurmime Albanologjike, Folklor dhe etnologji, Prishtinė 2001 f.7-22)


Mendojmė se kėshtu ka ndodhur edhe nė viset ku jetojnė shqiptarėt e Maqedonisė. Kėsi lloj pelegrinazhesh nė viset shqiptare tė Maqedonisė e mė gjėrė gjenden edhe nė shumė vende tė tjera. Nė tė arrdhmen shpresojmė se duhet tė jenė objekt studimi brezash tė ardhshėm.


P.sh. nė fshatin Cėrnilisht tė Prilepit ndodhet guri me birė qė quhet “Guri i Rushitit”, nė fshatin Ēafė tė Gostivarit, gjithashtu njė vend i njohur pelegrinazhi, gjendet “Guri i Ēafės”. Vendasit thonė se ėshtė vend kulti ku nėpėrmjet vrimės bariu shikon delet, me bindjen se do tė pllenohen nė tė ardhmen.Pėrdoren edhe disa veprime magjike qė kanė pėr qėllim plleshmėrinė e kafshėve shtėpiake.


LEGJENDA DHE GOJĖDHĖNA PĖR GURIN


Ekzistojnė edhe shumė legjenda pėr gurin. Nė fshatin Kalisht afėr Gurit tė Shėn Gjergjit ndodhet Guri i Vajzės (ose Guri i Deviēit). Thuhet se aty nė njė kohė tė vjetėr po kalonin motėr e vėlla. Vėllai aty paska dashur tė kapė motrėn. Motra ka thėnė: “Or Allah, loēka, ma mejr bonėm gur”. Pas ēka ka ndodhur gurėzimi i tė dyve. Sot shkėmbi ka formėn e dy njerėzve, ndarė nga njėri tjetri me njė tė ēarė. (Edibe Selimi-Osmani,vepėr e cituar f.124)


Nė fshatin Nerasht tė Tetovės ėshtė e pėrhapur njė gojėdhanė tjetėr. Ėshtė fjala pėr takimin e dy palė krushqve qė nuk lėshonin rrugėn dhe u vranė ndėrmjet vete, pėrfshirė edhe nuset. Sipas legjendės, nusja fituese ėshtė gurėzuar pasi ka thėnė: “U bofshim gurė” (si guri) prandaj dhe quhet Gjuri i Nauses. Nė afėrsi gjendet guri me formėn e arkės, i quajtur “Gjuri i Ēekmexhes”, kurse afėr ėshtė “Gjuri i Sofrės”, me formė tė rrumbullakėt. Janė gurėz qė duket sikur mbijnė nga toka, nė formė shtyllash tė mėdha, fare tė pa gdhendur, me lartėsi gati njė metėr. Ndoshta aty janė varrosur njerėz para kushedi sa vjetėsh.


Studjuesit e mitologjisė thonė se guri nuk ėshtė i shenjtė nė vetvete, por ka diēka tė veēantė, njė forcė tė fshehtė, njė frymė qė e bėn tė tillė, njė forcė tė ardhur nuk e di prej nga, nė mėnyrė tė pakuptueshme, nė rrugė hyjnore. (Mark Tirta, “Kulti i gurit ndėr shqiptarėt”,Prishtinė 2001, f.8.)


Nė viset shqiptare nė Maqedoni ėshtė e pėrhapur edhe legjenda e quajtur “Ka dal pjaka n’ston”, qė flet pėr njė plakė e cila niset drejt stanit e bindur se ka ikur dimri. Ajo shau marsin, por ndėrkohė fillon tė ftohet koha dhe tė bjerrė borė e shi. E hipur pėrmbi kep ajo ka thėnė: “Vili,vili roskopili,/vet jėm,/kėrkujt dertin nuk ja kėm”. Muaji shkurt pasi e ka dėgjuar ka thėnė: “Mars he vlla,/ gjem tre ditė uha/ sa ta majti pqakėn/ me xhith xhi ka”. Kėshtu plaka ngriu nė bjeshkė me gjithė djemt, nuset, dhent e lopėt. Tė gjithė janė bė gurėz tė bardhė. Kėto gurėz gjenden pėrmbi fshatin Lisec tė Tetovės, kurse vendi quhet “Te gjurzit e bardhė”. Tė njetin emėrtim e hasim edhe nė shumė fshatra tjera malore . (Edibe Selimi Osmani “Nga mitologjia nė trevat e Tetovės dhe tė Gostivarit”, “Flaka” 9.12.1996,f.12)


Nė fshatin Sėrbinovė tė Gostivarit gjendet shkėmbi karakteristik qė vendasit e quajnė “Guri ke Vra Njerzit”. Ėshtė kep i madh me skepa, me formėn e ballkonit. Kur hypim mbi kėtė gurė poshtė duket vetėm mjegull. Nė popull ekzistojnė legjenda tė shumta. Pleqtė e fshatit thonė se prej thellėsisė sė gurit kanė dalė tollosuna. Kur janė afruar tollosunat fshatarėt i kanė larguar me fjalė tė buta “nouk u ngas mėm ngitni”. Thuhet se tė gjithė personat qė kanė hyrė brenda nė vrimėn e gurit nuk kanė dalė mė jashtė, janė zhdukur”. (Shėnuam nga Hasije Aliu, 80 vjeēare dhe Azize Mirtezani 91 vjeēare nga fshati Sėrbinovė e Gostivarit).


Nė raste tė tjera gurė me elemente kulti, te tė cilėt zhvillohen apo nuk zhvillohen rite, janė objekte legjendash tė ndryshme, kanė emra nga qėnie tė ndryshme mitike tė panteonit shqiptar. Ndoshta kėto vende kulti kanė lindur edhe nė mesjetė, por gjithsesi se janė tepėr tė lashta


Etnologu i njohur shqiptar Mark Tirtja, eksplorues i shquar nė kėrkim tė rrėnjėve e tė dėshmive tė etnokulturės shqiptare, ndėr tė tjera shkruan se nė disa raste besohet se gurėzit e veēuar me atribute kulti janė tė mbirė nga toka apo tė ardhur aty, pa ditur se prej nga kanė ardhur. Sipas kėtyre besimeve nė njė kohė nuk kanė qenė aty e mė vonė janė dukur. Pra, kanė nė vetvete dhe diēka tė veēantė. Nuk janė si gurėt e tjerė tė zakonshėm qė gjenden nė atė vend, nė ato afėrsi. (Bota shqiptare,botim i Ministrisė s’Arsimit,Tiranė,Nikaj 1843)


(Ky punim botohet nė formė tė shkurtuar. Referencat plotėsuese janė menjanuar pėr shkak tė natyrės sė revistės)

LOBI- Shkup

http://www.edsh.org/diskutime/viewth...tion=printable
Paion nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.4.2011, 21:42   #3
Paion
shqiptar
 
Paion
 
Anėtarėsuar: 3.2011
Fuqi magjike i visheshin edhe Gurit tė Sokolecit, afėr Kalishtit (Gostivar) nė Maqedoninė perėndimore. Pelegrinazhet te ky gur, sidomos tė Enjteve nė pranverė, sillnin fat, pjellori dhe shėndet tė mirė, etj.

Fuqi tė tilla i visheshin edhe Gurit tė shpuem, afer Leshnicės sė Epėrme (Tetovė), Gurit tė shpuet, afer Merovės (Tetovė), si dhe Gurit tė grave, afėr Simnicės (Gostivar).
Paion nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju



Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur


Ora nė Shqipėri ėshtė 12:35.

Feja Shqiptare - Kontakt - Kreu
Feja Shqiptare © 2011-2014
vBulletin, Copyright ©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd.